Integrimi
Shqiptarët, në vendin e dytë për pajisje me pasaporta të vendeve të BE-së
Pas marokanëve, me 92.700 të natyralizuar në vendet e BE-së vijnë shtetasit shqiptarë, me 41.000 persona. Turqit vijnë në vendin e tretë
Gjatë vitit 2014 në të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, të marra së bashku, janë natyralizuar ose kanë fituar shtetësinë 890 mijë të huaj nga vendet jashtë BE-së ose edhe nga shtetet anëtare. Marrë sipas numrit të banorëve, më së shumti të huaj ka natyralizuar Luksemburgu, bën të ditur eurostat në një kumtesëtë publikuar të hënën.
Në këtë shtet të vogël, pasaportën e kanë fituar 5.8 veta në 1000 banorë vendorë, ose gjithsej 32016 veta. Kjo shkallë është shumë më e lartë se mesatarja në BE, e cila është vetëm 1.8 të natyralizuar në 1000 banorë, transmeton albinfo.ch.Ndërsa pas Luksemburgut, vendet që kanë natyralizuar proporcionalisht më shumë të huaj janë: Irlanda me 4.6 në 1000 banorë, Suedia me 4.5 dhe Spanja me 4.4. ndërsa në shifra absolute, më së shumti pasaporta për të huajt ka ndarë Spanja. Në këtë vend gjatë vitit 2014 janë natyralizuar plot 205.000 të huaj ose afër një e katërta e të gjithë të huajve. Italia vjen e dyta me radhë me 129.900 të huaj, Britania e Madhe me 125.600 dhe Gjermania me 110.600.
Interesante për shqiptarët në këtë statistikë është radhitja e tyre në listën e të huajve që kanë marrë më së shumti pasaporta të një shteti të BE-së, përcjell albinfo.ch. Kështu, pas marokanëve, me 92.700 të natyralizuar në vendet e BE-së vijnë shtetasit shqiptarë, me 41.000 persona. Turqit vijnë në vendin e tretë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100











