Lajme
Shqiptarët në Zvicër çdo ditë ruajnë gjuhën dhe identitetin kombëtar
Festat kombëtare (përgatitjet e këtyre festave) pjesëmarrja e nxënësve të shkollave shqipe në këto festa janë dëshmi e punës dhe përkushtimit të një edukimi kombëtar në rrugëtimin tonë të përbashkët në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare. I madh është numri i nxënësve të cilët morën pjesë në këto manifestime shkollore në Lozanë, në Zug, në Uster, në Neuenhof, në Vevey, në Bernë, në Pratteln.
“Shenja e kombit është gjuha. Kur një komb e humb gjuhën ai humb edhe veten”. Kështu thoshte dijetari i madh shqiptar Sami Frashëri para shumë dekadave. Kështu themi edhe ne sot. Në rrugëtimin tonë vazhdojnë përpjekjet për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar në katër anët e botës. Përpjekjet vazhdojnë dhe këto përpjekje janë e vetmja rrugë. Kemi takuar me qindra e qindra veprimtarë të cilët veprojnë me një përkushtim të veçantë në shërbim të gjuhës dhe kulturës kombëtare në Zvicër, në shërbim të komunitetit shqiptar në Zvicër, në shërbim të të rinjve shqiptarë në Zvicër, me të vetmin qëllim që të ruajmë gjuhën dhe identitetin kombëtar. I tillë është edhe veprimtari Musli Saiti, i cili të dielën priti në studion e tij nxënësit e ”Shkollës shqipe” në Zvicër dhe gjatë gjithë kohës ishte në “shërbimin e tyre”, me qëllim, që paraqitja e tyre të jetë sa më e plotë. Të falënderojmë për angazhimin dhe përkushtimin tuaj z. Musli Saiti. Nxënësit e shkollave shqipe u ndien si në shtëpinë e tyre.
Nxënësit: Alea Halimi, Liara Zuka, Dorina Emini, Alenia Ahmeti, Arnela Halimi, Lorin Bulica, Melisa Selimi, Gresa Shala, Gentonis Shala shkëlqyen me këngët dhe recitimet e tyre.
Shkruar nga Shkolla Shqipe Zvicër-transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Parukierja me kombinim të pazakontë – prerje, larje dhe këshilla juridike Parukierja në Bernë, Geraldine Scherler ka “guxuar” me një kombinim të pazakontë. Pse të zgjidhni midis...
-
Zgjedhjet Evropiane 2024: Një e katërta e popullsisë zvicerane ka të drejtë vote
-
Zvicër: 26-vjeçari vozit me 161 km/h në zonën e kufizimit 80 km/h
-
AAK – dega në Zvicër zgjedh strukturat drejtuese
-
Incidentet raciste në Zvicër – në rritje, veçanërisht në shkolla