E-Diaspora
Shqiptarët në Zvicër mbledhin qindra mijëra franga për skamnorët e ballkanit
Qindra mijëra franga u mblodhën për shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, në tribunën islame me qëllim të vazhdimit të ndihmës për skamnorët.
Të shtunën më 03 nëntor 2018 u organizua edhe një tribunë për Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, kësaj radhe tribuna u mbajtë në Biel në Zvicër. Edhe kjo tribunë u realizua në organizimin e Urim Hoxhës, ku pjesëmarës kanë qenë mbi 1200 persona të cilët kanë udhëtuar nga shtetët tjera si: Gjermani, Itali, Francë, Austri etj, shkrun RTV Pendimi.
Qëllimi i tribunës ishte: T’i ndihmojmë “Jetimat e Ballkanit”
E rëndësishme është që në këtë tribunë mernin pjesë edhe shumë hoxhallarë dhe persona me shumë rëndësi si: Halil Kastrati, Dr.Musa Musai, Dr. Zekerija Bajrami, Vëllezërit Kurtishi dhe organizatori Urim Hoxhaj. Kjo tribunë është moderuar nga Hevzi Hasani dhe është transmetuar drejtpërdrejt në RTV Pendimi (Sponzor medial), shkruan boomerang, përcjell Albinfo.ch.
Ajo që duhet thekësuar është se në këtë tribune janë mbledhur deri në 116 mijë franga për Jetimat e Ballkanit.
E-Diaspora
-
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër Për më shumë se një dekadë, mijëra punëtorë në Zvicër kanë filluar dhe mbaruar punën me... -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë -
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë” -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen
Jeta në Zvicër
-
Bunkerët ushtarakë në Zvicër po shndërrohen në qendra të sigurta për ruajtjen e të dhënave Kompani nga e gjithë bota kërkojnë të ruajnë të dhënat e ndjeshme në strehimore të vjetra... -
Policia e Vaudit intensifikon kontrollet ndaj automjeteve me zhurmë të tepërt -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen -
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë












