Kosova
Shqiptarët ‘refuzojnë’ ChatGPT, e përdorin shumë më pak se rajoni!
Anketa e fundit nga barometri i Ballkanit zbuloi se përgjithësisht, shqiptarët nga Shqipëria ishin më pak të lidhur me botën dixhitale, përcjell albinfo.ch.
Risia e viteve të fundit me Inteligjencën Artificiale dhe ChatGPT-ja nuk gjen përdorimin ndër qytetarët e vendit, sipas anketës së Barometrit të Ballkanit 2024 që u realizua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.
Nga të pyeturit në Shqipëri vetëm 4% pohuan se kanë përdorur ChatGPT. Kosova dhe Maqedonia e Veriut kishin përqindjen më të lartë të qytetarëve përdorues të Inteligjencës Artificiale me 20 dhe 13% secila. Në të kundërt të Shqipërisë, qytetarët e Kosovës ishin përdoruesit më të mëdhenj të Inteligjencës Artificiale në Rajon.
Në Malin e Zi rreth 7% e popullsisë e përdorin Inteligjencën Artificiale dhe në Serbi, 6%.
Gjithashtu Shqipëria ka përqindjen më të ulët të qytetarëve që blejnë mallra dhe shërbime online. Sipas anketës në vitin 2024, vetëm 27% e qytetarëve shqiptarë kishin kryer blerje online përkundrejt 36% që ishte mesatarja rajonale.
Në të kundërt kryeson Kosova, ku 44% e qytetarëve të saj kanë deklaruar se kanë kryer blerje online 12 muajt e fundit. Gjithashtu në Bosnjë 38% e qytetarëve kanë deklaruar se kanë kryer blerje online dhe 37% e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut.
Në nivele pak më ulëta ishin Mali i Zi dhe Serbia, ku përkatësisht 32 dhe 35% deklaruan se kishin kryer blerje nga interneti.
Shqipëria gjithashtu kishte përqindjen më të ulët të qytetarëve që ndjekin Netflix (Një sipërmarrje amerikane që ofron transmetime kryesisht filma dhe video sipas kërkesës, me mbi 277.7 milionë abonime me pagesë në më shumë se 190 shteteve në korrik 2024).
Anketa ka gjetur se 12% qytetarëve shqiptarë e shikojnë Netflix, përqindja më e ulët në rajon. Në të kundërt Kosova kishte përqindjen më të lartë në rajon me 38% e të anketuarve që ndjekin transmetuesin e amerikan të filmave dhe videove me pagesë.
Pas Kosovës, Netflix ka shikueshmëri të lartë në Malin e Zi, ku 25% e qytetarëve e ndjekin këtë rrjet, të ndjekur nga boshnjakët 20% dhe maqedonasit me 17%. Gjithashtu Serbia ka shikueshmëri të ulët të këtij rrjeti, me vetëm 14%.
Në përgjithësi qytetarët e Shqipërisë kanë treguar një familjaritet të ulët me shërbimet dixhitale, përveç shërbimeve qeveritare që, siç tregon anketa, jemi përdoruesit më të mëdhenj në rajon për shkak se shumë prej tyre ofrohen online.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave














