Lajme
Shqiptari 20 vjeçar rrah brutalisht disa policë austriakë
Në natën në mes të të mërkurës dhe të enjtes një 20-vjeçar ka rrahur disa policë në Brigittenau të Vjenës
Një 20-vjeçar shqiptar, rreth orës 00:20 të pas mesnatës, në Brigittenau në Vjenë, ka joshur me një pretekst të rremë policët të dalin nga ndërtesa e tyre, shkruan heute.at.
Ai u kishte thënë atyre se kishte gjetur një çantë dhe policia duhej ta ndiqte atë për të shikuar se për çfarë bëhej fjalë.
Kur polici i parë doli në rrugë, shqiptari e goditi atë me grushta pa paralajmërim, transmeton albinfo.at. Tre policë të tjerë janë sulmuar dhe kanë marrë plagë nga 20-vjeçari i tërbuar.
Vetëm pasi policët përdorën sprej arritën ta mundin sulmuesin dhe ta arrestonin. Tre prej policëve kanë pësuar lëndime aq të rënda sa që u është dashur të hiqnin dorë nga detyra – raporton gazeta “Heute”.
Siç ka zbuluar ndërkohë gazeta në fjalë, i dyshuari me sa duket nuk ishte nën ndikimin e alkoolit ose drogës, transmeton albinfo.at.
20-vjeçari shqiptar, i lindur në Austri, ka vazhduar të heshtë lidhur me motivin e tij.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë















