Lajme
Britani, Shqiptari i propozon të dashurës martesë, i digjet banesa nga qirinjtë
Një ngjarje e pazakont ka ndodhur në Britani, shqiptari I propozoi të dashurës martesë, por gjerat nuk shkuan aq mirë, sepse banesën e kaploi zjarri. Mediat britanike shkruajnë se Albert Ndreu, shqiptari që jeton në Sheffield të Britanisë së Madhe, ka kaluar dy javë duke planifikuar në detaje propozimin që deshi t’i bëjë të dashurës së tij, Valerija Madevic, përcjell albinfo.ch.
Sipas mediave thuhet se Ndreu vendosi që ta befasojë atë duke e mbushur dhomën me qirinj dhe 60 balonë, shkruan The Telegraph. Gjithçka po shkonte sipas planit deri në momentin kur banesa u përfshi nga flaka prej qirinjve, të cilët krijonin formën e fjalisë “Do te martohesh me mua?”
Me gjithë pengesat, Ndreu u ulë në gjunjë dhe i propozoi Valerija Madevicit për martesë, e cila iu përgjigj me PO.
“Nuk shkoi ashtu siç e kam menduar, por ajo tha po, dita mori një kthesë të papritur, por në fund përfundoi ashtu si dëshiroja të shkonte” ka deklaruar Ndreu.
Ai shtoi se kjo çfarë i ka ndodhur atij shpreson që të shërbejë si paralajmërim për ata të cilët kanë shumë dashuri ose shumë qirinj.
Tani çifti janë duke qëndruar tek të afërmit e tij. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbështetës të Albin Kurtit nga Zvicra mbërrijnë në Prishtinë për zgjedhjet e 7 qershorit Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ardhja e tyre u shoqërua me brohoritje dhe pankarta... -
Gjermani
Bashkatdhetarët në Stuttgart po ushtrojnë të drejtën e votës -
Interesim i madh për votimin në Ambasadën e Kosovës në Vjenë -
Ka nisur votimi në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Spanjë
Punimi i Eros Halilit pranohet në Kongresin Evropian të Fizikës Mjekësore në Spanjë
Jeta në Zvicër
-
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë Më 4 prill 2026 ishte nisur në këmbë nga Zvicra në Kosovë e tashti, 61 ditë... -
BE-ja kërkon më shumë para nga Zvicra për të mbrojtur kufijtë e jashtëm -
Qyteti Vernier ankohet kundër ndalimit të burkinit në Gjenevë -
Bien ndjeshëm sulmet ndaj bankomateve në Zvicër -
Sulmet ndaj bankomateve janë përgjysmuar në vitin 2025












