Kosova
Shqiptari Mark Gjonaj inaugurohet për Këshillin Bashkiak të Nju Jorkut
Gjonajt iu desh një betejë e ashpër për të fituar postin e anëtarit të Këshillit Bashkiak të distriktit të 13-të të qytetit të Nju Jorkut
Shqiptarët përtej Atlantikut po lënë gjurmë në biznese e në administratën amerikane. Sot në një ceremoni inauguruese, shqiptaro-amerikani Mark Gjonaj dha betimin si anëtar i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut. Ky është posti i dytë i Gjonajt, pas shërbimit pesëvjeçar si asambleist i Nju Jorkut e me këtë, si shqiptari i parë në historinë e emigracionit tonë brenda legjislativit të shtetit amerikan.
Gjonajt iu desh një betejë e ashpër për të fituar postin e anëtarit të Këshillit Bashkiak të distriktit të 13-të të qytetit të Nju Jorkut. Në ceremoninë inauguruese morën pjesë autoritete të larta të shtetit amerikan, përfaqësues diplomatik të Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe nga komuniteti shqiptar në SHBA, transmeton RTK.
Me këtë rast, ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku tha se Kosova ndjehet krenare me të arriturat e Gjonajt.
“I dashur Mark. Ne të gjithë në Kosovë jemi krenar me ju. Jemi krenar me
“Pozitën tuaj të re e cila do të jetë me siguri një sfidë e re për ju. Karriera juaj politike në njërën anë është një shembull i ndritur i respektit ndaj familjes, traditës dhe rrënjëve shqiptare, ndërsa në anën tjetër është konfirmimi më i mirë i realizimit të ëndrrës amerikane, e cila me siguri do të shërbejë si një udhërrëfyes për shumë shqiptarë të tjerë të cilët jetojnë në këtë vend madhështor”, shkruan Çitaku, transmeton RTK.
“Neve, vetëm disa javë na ndajnë nga Dita e Pavarësisë së Kosovës dhe ekzistenca jonë si shtet. Por, ne kurrë s’ do të bëheshim shtet pa mbështetjen politike, diplomatike dhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndaj ne do t’i jemi përgjithmonë mirënjohës shtetit dhe popullit amerikan”, tha ambasadorja Çitaku.
I lindur dhe i rritur në Bronks të Nu Jorkut, si bir i një emigranti shqiptar, Mark Gjonaj diplomoi në fushën e Marketingut në St.John’s University. I inkurajuar nga dashuria e familjes, miqve dhe komuniteteve si dhe motivuar nga vështirësitë nëpër të cilat kaloi familja e tij dhe nga mundësitë e mëdha që ua ofroi atyre shteti amerikan, Gjonaj, i cili prej vitit 2012-të deri në vitin 2017 shërbeu si asambleist në distriktin 80-të, ai për të dytën herë bëri histori me fitoren e garës për postin e anëtarit të Këshillit Bashkiak, të distriktit të 13-të në Bronks të Nju Jorkut.
Ndërsa, sot, ai kurorëzoi fitoren me betimin për këtë post në këtë ceremoni të veçantë inauguruese ku ishte i përcjellë nga bashkëshortja Roberta, të dy djemtë Nikolas dhe Josef, familja e gjere, miqtë si dhe nga komuniteti shqiptar të cilët i bëri krenar gjithmonë.
Përderisa grupi muzikor “Rozafati” nga Qendra Kulturore “Nënë Tereza” e cila vepron brenda Kishës Katolike Shqiptare, në New York, me një program kulturoro-artisitk përmbylli ceremoninë duke prezantuar brenda këtij metropoli botëror vlerat e çmueshme e të lashta kulturore shqiptare, me të cilat radhitemi denjësisht përkrah popujve të tjerë, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dënohet kosovari: Ka sjellë ilaçe ilegale për ndërprerjen e shtatzënisë së gruas së tij U ishte thënë se do të duhej të paguanin 800 franga për të realizuar një termin,...
-
Iu keqësua gjendja shëndetësore gjatë fluturimit Zvicër – Kosovë, vdes gruaja kosovare
-
Shqiptari plagos rëndë shqiptarin në Belgjikë
-
Duesseldorf
Welt: Shqiptari dyshohet se vrau pronarin e lokalit në Gjermani shkaku i borxheve të bixhozit
-
Mes një mijë konkurrentëve, shqiptarja fiton çmimin e tretë në finale e madhe të “Sanremo Junior”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Së shpejti pritet ulje e çmimit të faturave të energjisë elektrike Dimri ishte i lagësht dhe i butë. Përveç kësaj, termocentralet bërthamore zvicerane furnizonin mjaftueshëm energji elektrike....
-
10 muaj burgim me kusht për kosovarin, shantazhoi burrat
-
Inteligjenca artificiale ndihmon në vlerësimin e rrezikut të ortekëve në Zvicër
-
Zviceranët, gjithnjë e më të pasur
-
Më shumë hapësira parkimi elektrik në Gjenevë