Kosova
Shqiptari që krijoi aplikacionin e parë edukativ shqiptar në App Store dhe Play Store
Ardian Deari nga Kumanova ka arritur të krijojë thuajse dyfishin e viteve të tij si aplikacione edukative, përcjell albinfo.ch.
Në botën shqiptare njihet si krijues i aplikacionit të parë edukativ shqiptar ‘EnglishForLife’ në App Store dhe Play Store.
Krahas në teknologjisë praktike, Ardiani është botues në revista të shumta shkencore në përmasa ndërkombëtare.
Por, duket se ai këtë dhunti teknologjike e ka të trashëguar nga babai, i cili po ashtu është marrë me shkenca ekzakte.
Një kronologji e të arriturave të tij shkencore:
– Në vitin 2008, Ardiani themeloi shkollën më të madhe të gjuhëve të huaja në rajon ‘English For Life LLC’.
– Në vitin 2011, u punësua pranë SHFK ‘Faik Konica’.
– Në vitin 2016 u bë publikimi i aplikacionit të parë edukativ shqiptar ‘EnglishForLife’ në App Store dhe Play Store.
– Në vitin 2020, ai filloi punën e tij si Freelancer në tregjet më të forta botërore, ku deri më tani ka publikuar më shumë se 63 aplikacione edukative duke përfshirë: Swiss Institute of Management & Inovation, Kompania amerikane për transportimin e naftës Sentry Road, Smartup etj.
– Në vitin 2023, Ardiani filloi punën si profesor në shkollën e mesme komunale ‘Ismet Jashari’ në Likovë.
Disa nga publikimet shkencore:
The Impact of Mobile App Moodle on developing EFL Students’ Grammar Knowledge: A Case Study at the Private Language Centre “English For Life“ Kumanovo, North Macedonia
“Receptive vs. Productive Vocabulary” (2020) – A study conducted at ‘English For Life’ Language School, Kumanovo. Author: Ardian Deari.
“The Effects of Continuous Assessment on Students’ Errors and Mistakes” (2023) – Co-authored by Arburim Iseni, Afrim Aliti, and Ardian Deari.
Birografia e shkurtër:
Ardian Deari i lindur më 13 gusht 1989, i biri i Isa Dearit, kreu shkollën fillore “Faik Konica” në f. Sllupçan, shkollën e mesme në gjimnazin e Kumanovës. Fakultetin e parë në gjuhë angleze, të dytin fakultet sërish në gjuhë angleze dhe letërsi pranë UEJL-it, ku aty vazhdoi dhe me studimet Master. Pas përfundimit të Masterit, Ardiani vazhdoi dhe tre specializime jashtë vendit në lidhje me linguistikën dhe inteligjencën artificiale. Ashtu si i ati i tij, Ardiani ishte i prirur në teknologji e shkencë, ku tanimë është botues në revista të shumta shkencore në përmasa ndërkombëtare.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet












