Kosova
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së
Eva Millona, shqiptarja e parë e lindur në Shqipëri emërohet në nivel të lartë në administratën amerikane
Eva Millona ka hyrë në histori si shqiptarja e parë e lindur në Shqipëri që emërohet në një nga nivelet më të larta të administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo është caktuar në pozitën Assistant Secretary në Department of Homeland Security (DHS), një nga institucionet më të rëndësishme të qeverisë amerikane, transmeton albinfo.ch.
Millona është juriste e diplomuar në Universitetin e Tiranës, ku përfundoi studimet në Drejtësi. Në Shqipëri ajo shërbeu si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Tiranës, duke u bërë njëherësh gjyqtarja më e re në historinë e kësaj gjykate. Pas emigrimit në SHBA, ajo ndërtoi një karrierë të suksesshme në fushën e politikave të emigracionit dhe mbështetjes për refugjatët.
Ajo ka drejtuar programin e sistemimit të refugjatëve në Massachusetts Qendrore dhe ka pasur rol të rëndësishëm në organizatën Massachusetts Immigrant and Refugee Advocacy Coalition (MIRA), ku ka shërbyer fillimisht si Drejtoreshë e Politikave dhe Avokimit, më pas si Zëvendësdrejtore Ekzekutive dhe nga viti 2008 si Drejtore Ekzekutive.
Millona njihet gjerësisht si eksperte dhe lidere në çështjet e emigracionit dhe integrimit të refugjatëve. Emërimi i saj në Department of Homeland Security konsiderohet një arritje historike për komunitetin shqiptar dhe një dëshmi e kontributit të diasporës shqiptare në institucionet më të larta shtetërore të SHBA-së./Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Hoxha takon Këshillin Koordinues të Diasporës, fokus bashkëpunimi për “Shqipëria 2030” Në prag të Samitit të IV të Diasporës, Ministri Ferit Hoxha diskutoi me përfaqësuesit e diasporës... -
Sot dita e tretë e Samitit të Diasporës, ja çfarë përfshin agjenda -
“Zërat e Diasporës” panel i veçantë në kuadër të Samitit të Diasporës Shqiptare -
Aktorja shqiptare Lyra Xhoci pjesë e një seriali në Netflix -
Tedi Papavrami sjell “24 Kapriçot” e Paganinit në TKOBAP
Jeta në Zvicër
-
A duhet Zvicra të ulë taksën e benzinës dhe naftës? Eksperti i ekonomisë nga {KOF ETH Zurich{ vlerëson se ulja e taksës së mineraleve ka pasoja... -
Pse gjykata në Cyrih anuloi lejen e ndërtimit për McDonald’s? -
Zvicër: Vetëm 34 për qind e banorëve jetojnë në shtëpitë e tyre -
EuroAirport i Bazelit mbyll pothuajse plotësisht pistën kryesore për disa javë -
Zvicra jep me shumë kujdes vizat humanitare për të ikur nga Gaza












