Lajme
Shqiptarja, në ballinën e revistës botërore “Harper’s Bazaar”
Blerta Veseli, bukuroshja nga Gjilani, po vazhdon të shënojë suksese në industrinë e modës nëpër vende të ndryshme në botë, përcjell albinfo.ch.
Dukur ishte Miss Universe Kosova 2020, që tashmë jeton në SHBA, ku ka vazhduar karrierën suksesshëm, së fundi është shfaqur në ballinën e revistës së njohur kudo në botë “Harper’s Bazaar”. Këtë herë për edicionin e revistës prestigjioze të modës, në Vietnam. Aty Blerta Veseli prezanton koleksionin e fundit të Dolce&Gabbana, ndërsa tema kryesore e këtij numri të “Harper’s Bazaar Vietnan” ishte “Traditional Spanish vibes”.
Blerta në intervistën e saj për këtë revistë ka folur për rrugëtimin e saj drejt suksesit si dhe vështirësitë që ka kaluar për të qenë në pikën e famës, ku ajo tashmë gjendet.
Ajo rrëfen edhe historinë e saj se si vendosi që të merret me ‘modeling’ dhe se me çfarë ishte përballur kur u zhvendos nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndërsa kur bukuroshja kosovare u pyet për angazhimet mes punës dhe jetës së saj personale, Blerta u përgjigj se ajo akoma është duke u munduar që të gjejë balancën mes punës e projekteve të reja dhe jetës sentimentale.
Për paraqitjen në ballinën “Harper’s Bazaar Vietnam”, Blerta Veseli në ekip të saj kishte fotografin e njohur botëror, Alberto Gonzales dhe stilisten e saj, Adriana Popovic, ndërsa për make-up dhe flokët janë përkujdesur Joanne Marchevsky dhe Latto.
Kjo nuk është hera e parë që ylli kosovar paraqitet në ballinën e “Harper’s Bazaar”. Kujtojmë që në muajin gusht të këtij viti, Blerta Veseli kishte pushtuar edhe ballinën e “Harper’s Bazaar Bulgaria”. Aty ajo pozoi për një kompani të njohur amerikane të diamantëve.
Blerta Veseli para pak ditësh ka nënshkruar dhe një kontratë të majme për “Brand Ambassador” me kompaninë e famshme të pijeve në Amerikë “Glow” , ku “brand ambasador” i saj është edhe Kylie Jenner.



E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












