Lajme
Shqiptarja që konkurron mes 50 personaliteteve të famshme për çmimin ‘InspiringFifty Europë 2022’
Anita Likmeta, konkurron për InspiringFifty Evropë 2022 që do të mbahet në Westminster Abbey në Londër (Angli)
Anita Likmeta është një vajzë shqiptare, e cila mes 50 italianëve më të famshëm në Evropë konkurron për InspiringFifty Evropë 2022 që do të mbahet në Westminster Abbey në Londër (Angli) më 13 qershor, njofton albinfo.ch.
Vlen të theksohet se ajo është lindur në qytetin e Durrësit, Anita u largua drejt Italisë në moshën 11-vjeçare. Ajo ia ka dalë mbanë të shquhet si inovatore dhe krijuese e disa bizneseve në fushën e startupeve në Itali.
Pas “Pesëdhjetë italianë në Evropë për inovacion”, botuar nga gazeta e njohur italiane “Corriere della Sera”, Anita Likmeta është e nominuar si një nga gratë më të rëndësishme në fushën e shkencës dhe teknologjisë për InspiringFifty Evropë 2022 në partnership me EQL:HER.
Anita Likmeta është fytyra e parë italiane në listën prestigjioze InspiringFifty, projekt në bashkëpunim me partnerin teknik ENI, partnerin e medias Grupi RCS dhe në bashkëpunim me DAZN dhe Klecha & Co.
Lista përfshin gra italiane që mbajnë role prestigjioze në fusha të ndryshme, nga sektori shkencor dhe teknologjik, në fushën e administratës publike ndaj kompanive private.
Likmeta thotë se është e bindur që “ekziston një forcë te gratë që krijon një rrjet dhe bëhet zhvillim. Falë demokratizimit të proceseve ne mund të rinovojmë një ekonomi që është krijuar edhe për gratë”, është shprehur Anita gjatë intervistës dhënë pas njohjes me nominimin si ndër gratë më frymëzuese në Evropë në fushën e shkencës dhe teknokogjisë.
Mbetet të shpresojmë që Anita Likmeta ta fitojë këtë çmim prestigjioz në Londër, sepse sot më shumë se kurrë Shqipëria dhe të rinjtë tanë kanë nevojë për modele të reja të afta për t’i çuar drejt ndërgjegjësimit të ri, në mënyrë që meritokracia të mos jetë një sistem ekskluzivisht i rezervuar për vendet e Evropës Perëndimore. Demokracia kalon nga shembuj të mirë dhe Anita Likmeta, bija e diasporës shqiptare, konkurron sot për t’u bërë gruaja e parë në inovacion në Evropë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Shkolla shqipe në SHBA me qindra nxënës shqiptarë Shkolla Shqipe e fundjavës themeluar në janar 2009 nga një grup mësuesësh e vullnetarësh, pranë qendrës...
-
Mbahet takimi i Kolegjit të kirurgëve të Kësovës me kirurgët nga mërgata
-
Irlandë: Ekspozitë nga artisti shqiptar, Azem Koleci
-
Simpoziumi i mantelbardhëve shqiptarë në Zvicër emocionon profesorët nga Kosova e Shqipëria
-
Hana nga Zvicra, Perla që u zbukuron gëzimet tuaja
Jeta në Zvicër
-
Simpoziumi i mantelbardhëve shqiptarë në Zvicër emocionon profesorët nga Kosova e Shqipëria “Sfida dhe suksesi në karrierë” ishte tema e simpoziumit të Lidhja e Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës...
-
Hana nga Zvicra, Perla që u zbukuron gëzimet tuaja
-
Pensioni i 13-të i AHV-së do të financohet nga kontributet e punonjësve ose nga një rritje e TVSH-së
-
Qendra prezanton dy iniciativa për taksim më të mirë për të martuarit
-
Swissmedic ngre alarmin kundër ilaçeve të paligjshme për humbje peshe