Lajme
Shqiptarja vritet nga ish-partneri në Kanada, ishte nënë e katër fëmijëve
29-vjeçarja shqiptare qëllohet për vdekje nga bashkëshorti
Mësohet se një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Brampton, Ontario, ku një grua 29-vjeçare, Silvana Kulla, u vra me armë zjarri në parkingun e një qendre tregtare të martën pasdite, përcjell albinfo.ch.
Familjarët kanë konfirmuar se Kulla ishte nënë e katër fëmijëve të vegjël – tre djem dhe një vajze vetëm një vjeçare. Pas vrasjes, foshnja u mor nga i ati, 38-vjeçari Anthony Deschepper, duke shkaktuar një Alarm Amber në të gjithë provincën e Ontarios.
Sipas policisë, foshnja u gjet e sigurt pak më vonë në rajonin e Niagarës, pasi ishte lënë në kujdesin e të afërmve.
Ndërkohë, Deschepper, i dyshuar si autori i vrasjes, humbi jetën mëngjesin e së mërkurës pas një përplasjeje me policinë në një stacion karburanti në Niagara Falls.
Autoritetet kanadeze kanë bërë të ditur se një grua tjetër, e cila ishte duke drejtuar automjetin ku ndodhej Deschepper në momentin e ndërhyrjes, pritet të akuzohet për rolin e saj në ngjarje.
Policia e Peel-it e ka cilësuar rastin si një vrasje për shkak të dhunës, ndërsa Silvana Kulla është viktima e dhjetë e vrasjeve të regjistruara këtë vit në këtë rajon.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











