Shkurt.ch
Shqiptaro-zvicerani nominohet si kandidati i parë për zgjedhjet e Parlamentit nacional të Zvicrës

Të martën e 18 dhjetorit 2018 Partia Socialdemokrate (SP) e Kantonit St. Gallen (SG) bëri publike emrat e kandidatëve të parë për listën e parlamentarëve nacionalë nga radhët e saj. Njëri ndër ta është edhe nënkryetari i Partisë Socialdemokrate për Kantonin St. Gallen, Arbër Bullakaj, kandidat për ulëse në Parlamentin federal të Zvicrës në zgjedhjet e vitit 2019.
Qysh javën e kaluar SP e SG njoftoi se, pos Arbër Bullakajt dhe deputetit kantonal Dario Sulzer për zgjedhjet nacionale parlamentare do të garojnë edhe dy deputetet e deritashme nacionale Barbara Gysi dhe Claudia Friedli. Drejtoria e SP SG i propozon mbledhjes së delegatëve partiakë për nominim të kandidatëve më 18 janar 2019, përcjell albinfo.ch.
Arbër Bullakaj është nënkryetar i SP të Kantonit St. Gallen. Ndërmarrësi nga qyteti Will që nga viti 2013 përfaqëson SP në parlamentin e qytetit. Aty ai ka bërë emër në politikat financiare dhe sociale. Krahas kësaj, ai angazhohet për lehtësimin e marrjes së nënshtetësisë dhe njihet edhe si avokat politik për shoqatat kulturore dhe njerëzit me sfond migrimi. Ai si parim suprem të veprimeve të veta dhe si vlera të SP-së vendos barazinë, lirinë dhe solidaritetin, si qëllime edhe të Revolucionit Francez. Me angazhimin e tij ai dëshiron të përmirësojë barazinë e të gjithë njerëzve në shoqërinë tonë.
Arbër Bullakaj – shembull i aktivistit politik e shoqëror
Sekretari politik i SP-së të SG, Guido Berlinger-Bolt, i cili bashkëpunon me Arbër Bullakajn në kryesinë e SP-së që nga viti 2013, me rastin e propozim-nominimit deklaroi: “Kandidati Arbër Bullakaj falë angazhimit të tij të gjithanshëm për shoqërinë dhe SP-në posedon një përvojë shumë të madhe. Ai arrin që në një kohë të shkurtër të jetësoj praktikisht projekte të rëndësishme politike; ka aftësinë të ndërtojë ura komunikimi me kundërshtarët politik dhe të përdorë këto marrëdhënie për fitim të përgjithshëm. Është tip krijues që i rreket punës me përkushtim angazhues ndjek synime për të krijuar më shumë mundësi barazie”, shkruan Prointegra, përcjell Albinfo.ch.
Një deklaratë tjetër e bashkë-partiakut tjetër i Arbër Bullakajt, Raffael Sarbach, kryetar i njësisë zgjedhore, rezonon gjithashtu admirim: “Arbër Bullakaj ka 6 vjet që është përfshirë me sukses në Parlamentin e qytetit Will. Angazhimi i tij social, politik dhe sipërmarrës është shumë i njohur edhe përtej kufijve të qytetit. Si nënkryetar i SP-së të Kantonit St. Gallen, një sipërmarrës i suksesshëm dhe përfaqësues i angazhuar i Zvicrës multikulturore, Arbër Bullakaj ka krijuar një rrjet të fortë në të gjithë kantonin dhe më gjerë. Delegatët e St. Gallen-it në Bernë do të përfitonin shumë nga përvoja, aftësitë dhe ekspertiza e tij”.
E-Diaspora
-
Chair Airlines renditet në mesin e kompanive me nisjet më të sakta në Zvicër "Chair", ndër kompanitë më të sakta në kohë reale për fluturime...
-
Dy shqiptarë dënohen me 18 vjet burg Angli
-
Promovohet libri kushtuar veprimtarit Rafi Halili
-
Mira Murati me hapin e radhës në krijimin e “Thinking Machines Lab”
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Autoritetet bëjnë thirrje për vigjilencë pas reshjeve të mëdha të borës në jug të Zvicrës Vigjilenca mbetet rend i ditës në kantonin jugor të Valais, pavarësisht situatës stabile pas borës së...
-
Kreu i policisë: Zvicra nuk do të kursehet nga një përshkallëzim i dhunës lidhur me drogën
-
Zermatt i qasshëm përsëri, situata në Valais po normalizohet
-
Çfarë është “Kuvendi Qytetar” i Zvicrës dhe çfarë roli luan ai?
-
A e dini se emërtimi i lopëve është traditë në Zvicër