Kosova
SHSASHJ: MPJ po vazhdon të bëjë gradime të jashtëligjshme
"Vetëm gjatë tri ditëve të fundit dhe përkundër funksionimit si Qeveri në detyrë, janë proceduar mbi 70 vendime gradimesh, përfshirë edhe një numër vendimesh për dërgim në mision jashtë vendit"
Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm shpreh shqetësimin e saj me vendimet e fundit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës të cilat thellojnë tutje politizimin e shërbimit të jashtëm.
“Vetëm gjatë tri ditëve të fundit dhe përkundër funksionimit si Qeveri në detyrë, janë proceduar mbi 70 vendime gradimesh, përfshirë edhe një numër vendimesh për dërgim në mision jashtë vendit. Në këtë valë emërimesh, një numër i vogël i vendimeve rreth kandidatëve të cilët i plotësojnë kriteret e avancimit në gradë, janë përfshirë vetëm sa për të kamufluar pjesën tjetër të vendimeve tërësisht jomeritore, të kundërligjshme dhe abuzive”, thuhet në reagim, transmeton albinfo.ch.
SHSASHJ ka analizuar se shkelja e qëllimshme dhe keqinterpretimi i normave të legjislacionit në fuqi po vijon edhe këto ditë me vendimmarrje nëpër një proces kundërligjor. SHSASHJ apelon të kjo qeveri në detyrë, dhe te çdo qeveri e ardhshme që sundimi i rendit ligjor është parakusht për çfarëdo integrimi euro-atlantik.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











