Lajme
Shtëpia e Bardhë korrigjon deklaratën e Bidenit për Putinin
Sipas tyre Biden nuk ka bërë thirrje për ndryshimin e regjimit në Rusi
“Për hir të Zotit, ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet”, tha presidenti amerikan, Joe Biden, për homologun e tij rus, Vladimir Putin, gjatë një fjalimi në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, të shtunën.
Kjo deklaratë u korrigjua shpejt nga Shtëpia e Bardhë, duke thënë se Biden nuk po bënte thirrje për ndryshimin e regjimit, por po i kujtonte Putinit se nuk i lejohej të ushtronte pushtet mbi fqinjët e tij, raporton BBC.
Duke qenë se ai është kreu i një vendi që po lufton ushtarakisht dhe ka nën kontroll një arsenal bërthamor, shqetësimi nga ana e amerikanëve është se nuk duan ta vënë Putinin me shpatulla pas murit.
Kjo pasi, thirrja për ndryshimin e regjimit drejtpërdrejt mund të shkaktojë paqëndrueshmëri dhe të rrisë paparashikueshmërinë.
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Dënohen me nga 15 vjet burg tre shqiptarët në procesin për gjysmë toni kokainë Në pranverën e vitit 2022, ata u përpoqën të merrnin një kontejner me gjysmë ton kokainë... -
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në











