Kosova
Shtëpia e rrënuar po u pengon banorëve zviceranë
Në vend që të bëjë biznes në Zvicër, një agjent i pasurive të patundshme nga Hergisëili është i përfshirë në një proces delikat në Kosovë. Në vend të kësaj, ai kishte mundur të bëjë shumë më tepër, për shembull, të rinovojë pronën e tij në Stansstad.
Shefja e kompanisë së pasurive të patundshme mund të ketë nevojë për ndihmë të veçantë gjatë këtyre ditëve, javëve dhe muajve në veçanti, shkruan “Aargauer Zeitung”, përcjell Albinfo.ch. Sepse, bashkëshorti i saj është ngatërruar në Kosovë. Atje, që nga muaji mars, ai është duke pritur për procesin gjyësor, i cili më në fund do të zgjidhet këtyre ditëve.
Ai është i akuzuar për një vrasje me pagesë dhe Zvicra ia ka ekstraduar autoriteteve kosovare. Ngjarja kishte ndodhur në vitin 2014, në afërsi të Komunës Prapaqan në Kosovë, në lidhje me një marrëveshje të trafikimit të lëndëve narkotike. Dy vite më vonë, autori i dyshuar u dënua me 18 vite burgim. Megjithatë, pakkohë më vonë, i dënuari i tërhoqi deklaratat e tij dhe akuzoi dy persona të tjerë për krimin, transmeton më tej Albinfo.ch.
Në prag të procesit gjyqësor, i akuzuari po mbrohet nga avokati më i njohur në Kosovë, Tomë Gashi. Ai nuk ka dashur të pronocohet për mediat zvicerane.
Ndërkohë, e gjithë përgjegjësia e kompanisë qëndron mbi supet e bashkëshortes së të pandehurit. Ajo nuk dëshiron më shumë vetëm se burri i saj të kthehet sa më shpejt në Zvicër. Sepse, për të ka shumë për të bërë këtu. Për shembull, ai mund të kujdeset për pronën në Stansstad.
Kjo i takon një shoqate aksionare, në të cilën gruaja e tij vepron si e vetmja këshilltare administrative, informon Albinfo.ch. Shtëpia në afërsi të liqenit për muaj të tërë është duke qëndruar si një godinë e rrënuar në një zonë banimi. Gruaja ka pohuar se prishja dhe rindërtimi duhet të vazhdojnë gjatë këtij muaj. Kjo konfirmohet edhe nga nëpunësi i Komunës në Stansstad, Lukas Liem. Ai shton: “Për shkak të ndryshimit të projektit, ka pasur një vonesë gjatë fazës së prishjes”.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Katër të rinj nga Friburgu humbën jetën në një aksident rrugor në Francë Katër të rinj nga Fribourg, të moshës 16 deri në 18 vjeç, humbën jetën të premten... -
Mungesë banesash: Një apartament 60-vjeçar ofrohet për 18 milionë franga -
Cyrih: Shoferi kosovar arrestohet pasi theu kontrollin e policisë -
Cilat kompani zvicerane të sigurimeve shëndetësore do të jenë më të lira në vitin 2026? -
Çfarë ndryshimesh në imigracion i presin të huajt në Zvicër në vitin 2026 dhe më tej?













