Lajme
Shtetasi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë, akuzohen për 55 thyerje banesash
Plaçka - më shumë se 500.000 franga - ishte në para, orë dhe bizhuteri. Dëmi i shkaktuar: rreth 130.000 franga
Prokurori publik dhe policia kantonale e Kantonit të Ticinos kanë njoftuar se kanë përfunduar hetimet lidhur me një seri vjedhjesh në apartamente në Ticino (veçanërisht në zonën e Luganos) dhe në kantone të tjera, shkruan polizeinews.ch.
Si rezultat, dy persona kanë përfunduar në pranga: një shtetas shqiptar 41-vjeçar, i cili jeton në Shqipëri dhe një shtetas kosovar 35-vjeçar me qëndrim në Zvicër, në zonën e Lugano, transmeton albinfo.ch.
Sipas rikonstruktimit të ngjarjes, të dy kanë bërë të paktën 55 vjedhje (disa të kryera dhe disa në tentim) ndërmjet tetorit të vitit 2019 dhe janarit 2020 me role dhe përgjegjësi të ndryshme.
Plaçka – e cila vlerësohet të jetë mbi 500.000 franga – ishte në para, orë dhe bizhuteri, përcjell albinfo.ch. Dëmi i shkaktuar ka qenë gjithashtu i konsiderueshëm: rreth 130.000 franga.
Veprat penale kryesore që u ngarkohen dy personave në fjalë janë: vjedhje serioze, shkaktim dëmesh të përsëritura dhe vjedhje të përsëritura të banesave.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













