Uncategorized
Shtetasi i Serbisë hyn në provim për kosovarin, akuzohen të dytë për falsifikim
Dëftesa nga provimi u hyn në punë të huajve për të vazhduar qëndrimin në Itali
Një shtetas i Serbisë në Bozen, Tiroli Jugor, Itali deshi të hynte në një provim të gjuhës italiane për një kosovar por ai u zbulua dhe tash rasti i tij është duke u hetuar për të parë se edhe në sa provime ka hyrë ai për të huajt tjerë, shkruan stol.it. Dëftesa nga provimi u hyn në punë të huajve për të vazhduar qëndrimin në Itali.
Ai u kishte rënë në sy udhëheqësve të institutit që organizonte provimin se ai pasi e kishte kaluar një herë, tashti po hynte për herë të dytë në provim. Kështu ata e kishin alarmuar policinë. I marrë në pyetje ai sigurisht e kundërshtoi, transmeton albinfo.ch.Mirëpo ndërkohë u konstatua se edhe letërnjoftimi i tij ishte i dyshimtë, fotografia e pasaportës dukej e ngjitur keq. Policët e vërtetuan ndërkohë se letërnjoftimi ishte i falsifikuar dhe se personi, një shtetas i Serbisë, 20 vjeçar ishte një person i dënuar më parë për rrahje, lëndim trupor dhe vjedhje.
Ndërsa kur u mor në pyetje kosovari 26 vjeçar për të cilin serbi kishte hyrë në provim, u konstatua se ai nuk e njihte italishten aspak dhe me të duhej komunikuar përmes përkthyesit. Në fillim ai nuk donte të pranonte asgjë por pastaj pranoi veprën.
Në fund mndaj të dyve u ngrit kallëzimi penal për falsifikim dokumentesh dhe për marrjen e identitetit të rremë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













