Shkurt.ch
Shtetasi i Maqedonisë ndryshon emrin për të hyrë në Zvicër: Dëbohet për të pestën herë
Ndaj tij ishte vendosur që në vitin 2010 një ndalim i pakufizuar hyrjeje në Zvicër. Por që atëherë ai kishte hyrë katër herë dhe po kaq herë ishte dëbuar nga Zvicra
Ai kishte tashmë katër ndalesa për të hyrë në Zvicër dhe, që të mund të hyjë për të pestën herë, shtetasi 55 vjeçar i Maqedonisë kishte ndryshuar identitetin. Ai kishte marrë në Maqedoni dokumente me emër e mbiemër tjetër, shkruan tagblat.ch. Por 55 vjeçari ia ka parë sherrin kujtesës së pagabueshme të një polici në St. Gallen kështu që edhe përpjekja e pestë për të hyrë dhe punuar në Zvicër i kishte shkuar dëm.
Sipas njoftimit që ka bërë policia të shtunën, personi i përmendur kishte rënë në sy gjersa po punonte në një kantier ndërtimi, transmeton albinfo.ch. Ai i kishte treguar policisë një letërnjoftimi të Maqedonisë dhe një tjetër të Bosnjës si dhe një patentë shoferi.
Por policit ndërkaq i kujtohet se ky ishte pikërisht njeriu të cilin më parë e kishte paditur për punë në të zezë. Në fund punëtori ka pranuar se ka bërë ndryshimin e emrit në vendin e tij të prejardhjes. Përmes këtij ndryshimi ai kishte marrë dokumente të reja identiteti dhe udhëtimi (pasaportë).
Përmes emrit të tij të mëparshëm, të vërtetë, policia ka konstatuar se shtetasi i Maqedonisë ndodhej në regjistrin zviceran të kërkimit për arrestim të tij. Ndaj tij ishte vendosur që në vitin 2010 një ndalim i pakufizuar hyrjeje në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Por që atëherë ai kishte hyrë katër herë dhe po kaq herë ishte dëbuar nga Zvicra.
Ndaj punëdhënësit të tij, një 53 vjeçar po ashtu nga Maqedonia është bërë kallëzim penal.
(Foto: ilustrim)
E-Diaspora
-
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët Kompania zvicerane e fluturimit, Chair Airlines, ka sqaruar arsyet e kthimit në Aeroportin e Cyrihut të... -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet














