Shtetësia zvicerane, kusht për punën e prokurorit
Mungesa e shtetësisë zvicerane do t`ua bëjë të pamundur kryerjen e funksionit të prokurorit tre zëvendësprokurorëve me shtetësi të huaj
Tre zëvendësprokurorë me pasaportë të huaj do të duhej që nga 1 janari i vitit të ardhshëm të fillonin punën e prokurorit, por mungesa e shtetësisë zvicerane do t`ua bëjë të pamundur këtë. Bëhet fjalë për një shtetas gjerman, një tjetër holandez dhe një shtetase italiane, të cilët prej dy deri tri vitesh bëjnë punën e zëvendësprokurorëve në Prokurorinë Federale.
Ata, në kuadrin e angazhimeve të tyre kryejnë punë si sekuestrime, urdhëresa për arrestim, mbikëqyrje të fshehta etj.
Duke arsyetuar vendimin për të penguar emërimin e tre të huajve në postin e prokurorit, prokurori federal Erwin Beyler ka thënë se para se të merret një vendim duhet pritur më parë rezultatet e debatit parlamentar që po zhvillohet lidhur me këtë temë. Deri më tash në Parlamentin Federal ka pasur disa kundërshtime lidhur me këtë çështje.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën











