Lajme
Shtetet evropiane nisin lehtësimin e kufizimeve
Duket se fushata e shpejtë e vaksinimit u ka dhënë mundësi disa shteteve europiane që të lehtësojnë masat anti-Covid 19, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka hartuar një tjetër plan për të lehtësuar më tej masat kufizuese. Baret dhe restorantet do të lejojnë shërbimin brenda mjediseve, por të kufizuar në vetëm gjashtë persona.
Nga ana tjetër, plani parashikon rihapjen e kinemave, galerive dhe disa prej qendrave tregtare. Udhëtimi ndërkombëtar me disa destinacione që marrin një “dritë jeshile” që mundëson kthimin pa karantinë. Më shumë se dy të tretat e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar tani kanë marrë dozën e parë të vaksinës.
Rihapja e bareve dhe restoranteve në natyrë në Francë do të bëhet e mundur më 19 maj. Franca numëron mbi 5.7 milionë të infektuar dhe 106 mijë humbje jete.
Ndërkaq, Gjermania ka vendosur lejimin e hyrjes për vaksinat koronavirus të Johnson & Johnson për të gjithë të rriturit. Njerëzit mbi 60 vjeç pritet të vaksinohen deri në qershor me këtë vaksinë. Në Gjermani, më shumë se 7 milionë njerëz që janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19, tani përjashtohen nga shumë kufizime.
Kancelarja Angela Merkel u shpreh optimiste që pushimet e verës në Europë do të jenë të mundura edhe për ata që ende nuk janë vaksinuar ndaj koronavirusit. Edhe në vende të tjera evropiane numri i të infektuarve, shtrimet në spital dhe vdekjet po ulen, pasi një valë e tretë e pandemisë detyroi shumë vende të zbatonin me muaj kufizime. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












