Turizëm

Shtetet më të rrezikshme për gratë turiste

Numri i grave që po udhëtojnë vetëm po rritet gjithnjë e më shumë

Sipas Shoqatës së Industrisë së Udhëtimit në Amerikë (Travel Industry Association), rreth 32 milionë gra udhëtuan vetëm gjatë vitit të kaluar.

Por faktet e ndryshme tregojnë se ka shtete në botë të cilat janë shumë të rrezikshme për gratë që udhëtojnë vetëm. Këtu mund të përmendin rastin e Carla Stefaniak e cila u vra gjatë pushimeve të saj në Kosta Rika, transmeton Monitor.

Edhe pse numrat e grave që janë vrarë gjatë pushimeve janë të pakta, rastet kur ato bien pre e hajdutëve, e personave agresive, etj janë të shumta, përcjell albinfo.ch.

Duke u munduar që t’i vijnë në ndihmë të gjitha grave që udhëtojnë të vetme, gazetarët Asher dhe Lyric Fergusson, objektivi kryesor i të cilëve është siguria në udhëtim, krijuan Indeksin e shteteve më të rrezikshme për gratë që udhëtojnë të vetme.

Në krye të kësaj liste renditet Afrika e Jugut, e cilësuar si shteti më i rrezikshëm në botë për dhunën ndaj grave, vrasjeve dhe sigurisë së ulët të grave që mund të shëtisin të vetme në këtë shtet.

Renditja nga 1 në 20

Afrika e Jugut

Brazili

Rusia

Meksika

Irani

Republika Domenikane

Egjipti

Maroku

India

Tailanda

Malajzia

Arabia Saudite

Turqia

Argjentina

Kili

Kamboxhia

Bahreini

Tunizia

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Ukraina