Lajme

Shtetet që nuk kanë ushtri për t’u mbrojtur në rast të ndonjë lufte

Janë 15 shtete në gjithë botën që nuk kanë ushtri të veten dhe as forcë ushtarake për t’u mbrojtur në rast të një lufte të mundshme.

Dhe në këtë kategori nuk futen 5 shtete të tjera që nuk kanë ushtri, por kanë forca ushtarake të kufizuara. Kosta Rika, për shembull, e ka shkrirë ushtrinë e saj për të organizuar forca të armatosura për mbrojtje, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.

Shembull tjetër është Islanda, që nuk ka ushtri që nga viti 1869, por është anëtare e NATO-s.

Ndërkohë, shtete të tjera që mund të krijojnë forca ushtarake nëse e kanë të nevojshme janë Monako, Panama dhe Vanuatu.