Lajme
Shtetet skandinave nuk do të rifillojnë përdorimin e vaksinës AstraZeneca
Danimarka, Suedia dhe Norvegjia nuk do të rifillojnë përdorimin e vaksinës AstraZeneca
Tri shtetet skandinave, Danimarka, Norvegjia dhe Suedia njoftuan të enjten se ende nuk do të rifillojnë me përdorimin e vaksinës së AstraZeneca, bazuar nga deklaratat e autoriteteve të tyre përkatëse shëndetësore, transmeton albinfo.ch.
Sipas CNN, vendimet vijnë pasi Norvegjia gjithashtu tha se nuk do të rifillonte përdorimin e AstraZeneca për “një kohë”, derisa vazhdon të hetojë gjashtë raste të të sëmurit tsë rëndë që ndodhën në vend pas vaksinimit, theksoi për CNN, Steinar Madson, drejtor mjekësor në Agjencinë Norvegjeze të Barnave.
Ndërkohë, pavarësisht nga rezultatet e hetimit të Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA), që deklaroi se përfitimet e vaksinës vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet, Agjencia Daneze e Barnave tha në një deklaratë se “nuk mund të përjashtohet mundësia që mund të ketë një lidhje midis vaksinës dhe rasteve të rralla të mpiksjes së gjakut, një nivel të ulët të trombociteve të gjakut dhe gjakderdhje”.
Agjencia daneze e shëndetit tha të premten se do të vendosë javën tjetër nëse do të përdoret përsëri vaksina e AstraZeneca.
Në mënyrë të ngjashme, edhe Suedia do të shmanget nga marrja e një pozicioni të fortë mbi vaksinën derisa të mbledhë më shumë informacion, tha Agjencia e Shëndetit Publik.
“Deri atëherë, rekomandohet një pushim i vazhdueshëm për përdorimin e kësaj vaksine në Suedi”, shtoi autoriteti shëndetësor.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha Orari i ri i transportit publik ka hyrë në fuqi këtë të diel. Disa linja janë... -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër













