Lajme
Shteti evropian që hyri në bllokadë totale 2 javore
Një bllokim mbarëkombëtar hyri sot në fuqi në Sllovaki, ndërsa vendi lufton me shkallën e lartë të infeksionit me COVID-19.
Koalicioni qeverisës katërpalësh në Bratislavë vendosi të mërkurën të mbyllë të gjitha restorantet dhe bizneset që nuk konsiderohen thelbësore.
Fillimisht, ato do të qëndrojnë të mbyllur për dy javë.
Përveç kësaj, qeveria ka miratuar një gjendje të jashtëzakonshme, e cila do të qëndrojë në fuqi për 90 ditë.
Kjo u lejon autoriteteve të kufizojnë lëvizjet e popullsisë, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Një shtetrrethim, gjatë ditës dhe mbrëmjes, do të përfshijë edhe të vaksinuarit plotësisht.
Njerëzit ende mund të shkojnë në punë, megjithëse nga e hëna të pavaksinuarit do të duhet të testohen përpara se ta bëjnë këtë.
Për momentin, shkollat do të mbeten të hapura në vendin e Evropës Lindore, por nxënësit duhet t’i nënshtrohen testimeve të rregullta.
Gjendja e jashtëzakonshme, gjithashtu, lejon autoritetet të rekrutojnë punonjës të kujdesit shëndetësor, pa marrë parasysh ligjet e punës.
Kjo do të thotë se mjekët do të jenë përgjegjës për ndjekje penale, nëse refuzojnë të punojnë jashtë orarit në spitalet e mbingarkuara ose refuzojnë të transferohen nga një spital në tjetrin.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zvicranëve e përballojnë rritjen e kontributeve të sigurimit shëndetësor Edhe pse kontributet e sigurimeve shëndetësore rriten çdo vit – këtë vit me mesatarisht 4.4% –... -
SBB do të heqë koshat e plehrave nga vendet e uljes deri në fund të vitit 2028 -
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë -
A do të paguani më pak taksë federale me reformën tatimore?













