Lajme
Shteti evropian që po refuzon mbylljen
Pavarësisht se Republika Çeke regjistroi një rekord të ri në numrin e rasteve të reja me koronavirus brenda një dite të shtunën, ajo vazhdon të jetë kundër çdo lloj mase izolimi.
Autoritetet shëndetësore regjistruan 22,936 raste të reja të shtunën, një numër rekord infeksionesh, duke e çuar shkallën e incidencës shtatëditore në vend për 100,000 njerëz në 929. Të premten, ky numër ishte 847.
Kryeministri Andrej Babis deklaroi dje se vendi nuk është i përgatitur për vendosjen e një mase izolimi, pavarësisht numrit të lartë të rasteve. Kryeministri i ardhshëm, Petr Fiala, është shprehur gjithashtu kundër mbylljes së vendit, raporton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Duke filluar nga e hëna, shumë biznese, si hotelet dhe restorantet, do të jenë të aksesueshme vetëm për njerëzit që mund të provojnë se janë vaksinuar ose shëruar nga virusi. Kabineti gjithashtu ka rritur kërkesat e testimit, me teste të detyrueshme javore për nxënësit dhe punonjësit në vendet e punës.
Deri më sot, vetëm rreth 6.2 milionë nga një popullsi prej 10.7 milionë banorësh në Republikën Çeke janë vaksinuar.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme Në zona të caktuara, rreziku i rënies së shkëmbinjve po rritet dhe disa pjesë të terrenit... -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s -
Zvicër: 15 aksidente fatale uji në një muaj -
Ish-politikani i SVP-së akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 40 herë: Pritet dënim i përjetshëm -
Zvicër: Shtatëmbëdhjetë gra tashmë viktima të femicidit














