Lajme
Shteti që po zëvendëson punën e detyrueshme me vaksinim
Je dënuar me punë të detyruar? Mund ta shlyesh me vaksinë
Një gjykatës në Luiziana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ka ofruar të dënuarve me punë të detyruar që ta shkëmbejnë dënimin e tyre me vaksinim.
Fred Crifasi u shpreh për “Washington Post”: “Edhe të vaksinohesh është shërbim për komunitetin”, raporton CNN, përcjell Albinfo.ch.
Por, gjykatësi shtoi se nuk mund ta kërkojë me detyrim vaksinën: “Është një nga mundësitë për të shlyer dënimin, nuk është me detyrim. Nëse nuk do që të vaksinohesh, nuk të detyron dot njeri. Do të shlyesh dënimin me punë të detyruar”.
Një avokate tregoi se klienti i saj kishte shlyer me vaksinë 4 orë punë të detyruar që i kishin mbetur, duke mbetur i kënaqur nga marrëveshja me gjykatësin.
Aktualisht, Luiziana është një nga shtetet me më pak persona të vaksinuar në Amerikë (më pak se 40%).
Ndërkohë, në këtë shtet ka mbi 5800 raste të reja në ditë, shifra rekord këto që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit 2020.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre










