Shqipëria

Shtohen masat në disa rrugë të Shqipërisë pas reshjeve të borës

Pavarësisht reshjeve të dendura të shiut dhe borës rrugët kryesore në Shëipëri janë të kalueshme. Shërbimi i Emergjencave Civile bën të ditur se Shkodra, Kukësi, Peshkopia dhe Korça nuk kanë problematika. Në Korçë të gjitha akset janë të kalueshme ndërsa për aksin Korçë-Dardhë duhen zinxhirë. Aktualishtautoritetet në Shqipëri thonë se janë të bllokuara Tethi, Ostreni dhe Trebishta.