Zhvillim
Shtohet interesimi i investitorëve të huaj
Vetëm gjatë këtij viti raportohet se ka pasur 250 kompani të huaja të interesuara që kapitalin e tyre të investojnë në Kosovë
Agjencia për Promovimin e Investimeve, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë thotë se gjatë këtij viti është shtuar interesimi i investitorë ve të huaj për të investuar në Kosovë.
Kryeshefi ekzekutiv i kësaj agjencie,Valdrin Lluka, për Radion Evropa e Lirë, thotë se janë identifikuar shtatë sektorë kyç për investitorët potencialë, që ofrojnë kushte të mira, fuqi të mjaftueshme të punës, si dhe potencial të madh për eksport.
“Sektorët e identifikuar janë, industria e tekstilit-përpunimit të lëkurës, është industria e drurit dhe mobilierisë, janë minierat dhe mineralet, sektori i teknologjisë informative, (IT) industria e energjisë së ripërtërishme, si dhe industria e turizmit”.
Sipas Agjencisë për Promovimin e Investimeve, numri më i madh i investitorëve të interesuar, janë përfaqësues të kompanive nga Gjermania, Turqia, Hungaria, Greqia dhe Shqipëria.
Ish-kryeshefi i Agjencisë për Promovimin e Investimeve, Mustafë Hasani, thotë se ideja e vajtje-ardhjeve të zyrtarëve qeveritarë në vende të ndryshme të botës me qëllim tërheqjen e investitorëve, duhet të ndryshojë.
“Edhe në këtë vit ka pasur organizime në vende tjera, janë thirrur investitorët, janë mbajtur fjalime, është mbajtur ndonjë promovim i ndonjë broshure, janë thënë çështje shumë gjenerale dhe nuk ka pasur asnjë ofrim të një projekti konkret”, thekson Hasani.
Por, kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Promovimin e Investimeve, Valdrin Lluka, konsideron se rezultatet e takimeve po vërehen dhe do të vërehen edhe në të ardhmen. Ai shpjegon se në këto takime është paraqitur edhe imazhi i Kosovës.
“Vitin e kaluar kemi organizuar 13 konferenca në vende të ndryshme të botës. Dhe, normalisht, kjo ka zgjuar interesim. Ndoshta direkt nuk është përkthyer në investime të realizuara edhe pse janë disa projekte, mirëpo interesimi është rritur dhe asnjëherë nuk ka qenë më i madh se tash”, shprehet Lluka.
Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, thonë zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë,investimeve e huaja në Kosovë në gjashtëmujorin e parë të këtij viti kanë arritur vlerën 143.4 milionë euro.
Sektorët ku është investuar më së shumti gjatë kësaj periudhe janë: patundshmëra, energjetika, shërbimet financiare, transporti dhe telekomunikacioni, si dhe ndërtimtaria.
Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të punësuarve nga investimet e huaja vetëm gjatë periudhës janar – gusht të vitit 2013 është 834, numri më i madh i tyre janë të punësuar në sektorin e ndërtimtarisë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore Teknologjia e Enerdrape mund të ndihmojë në ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave pa nevojën e shpimeve... -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej










