Lajme
Shtrenjtohen disa lloje të cigareve në Austri
Prej të hënës, 26 prill 2021, çmimet e disa llojeve të cigareve si Gauloises, Ernte dhe Davidoff do të rriten.
Duke filluar nga dita e hënë, duhanpirësit në Austri duhet të gërmojnë edhe më thellë në xhepat e tyre. Markat e njohura të cigareve, si: Davidoff, Gauloises, Peter Stuyvesant, Ernte 23 do të jenë 10 cent më të shtrenjta, shkruan heute.at, përcjell albinfo.at.
Një paketë Gauloises blu / blu e butë / e kuqe / e bardhë / e verdhë, e cila deri tash kushtonte 5,20, tani do të kushtojë 5.30 centë. Stuyvesant do të kushtojë 6,30 euro, Davidoff Classic / Gold / Silver 5,80 euro, Ernte 23, do teë kushtoj plot 6,30 euro.
Po ashtu rritje do të ketë edhe për disa lloje të duhanit (tabak) si: JPS blu, JPS original, West origjinal, West Silver dhe Drum.
Arsyeja e rritjes së çmimit të këtyre llojeve të duhanit është koncerni britanik i duhanit Imperial Tobacco. Imperial Tobacco i përket prodhuesit gjerman Reemtsma (Davidoff; JPS, Peter Stuyvesant) dhe prodhuesit francezo – spanjolle Altadis: (Gauloises).
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











