Lajme
Shtyhet vaksinimi në disa qytete në Gjermani
Fushata e vaksinimit në Gjermani është përballur me shtyrje në disa qytete sot, pasi stafi mjekësor ka gjetur parregullësi në ftohjen e vaksinës së prodhuar nga Pfizer/BioNTech, shkruan agjencia Reuters, përcjell Albinfo.ch.
Shtetet e Bashkimit Evropian kanë filluar vaksinimin kundër COVID-19 në fundjavë, ndërsa pensionistët dhe mjekët kanë qenë të parët që janë vaksinuar.
“Duke lexuar matësit e temperaturave lindën dyshimet në lidhje me atë nëse vaksinat janë mbajtur në temperaturë optimale”, është thënë nga Zyra e Qarkut të Lichtenfelsit në shtetin verior gjerman, Bavari.
Vaksina e Pfizerit, që përdor teknologjinë e ashtuquajtur mRNA, duhet të qëndrojë në temperatura shumë të ulëta -70 gradë Celsius për të mbetur efikase para se të dërgohet në qendra ku kryhet vaksinimi.
Pfizeri ka dizajnuar kontenierë të veçantë për transportim të tyre. Vaksinat mund të mbahen në temperatura shumë të ulëta deri në gjashtë muaj, apo për pesë ditë në temperatura 2 deri 8 gradë Celsius – në një frigorifer të zakonshëm që gjenden në spitale.
Pos në Lichtenfels, edhe në qytetet veriore bavareze si Coburg, Kronach, Kulmbach, Hof, Bayreuth dhe Wunsiedel, ka ndaluar vaksinimin për shkak të pasigurisë në lidhje me atë nëse vaksinat janë mbajtur në temperatura të duhura.
“Vaksinimi kundër koronavirusit nuk ka të bëjë me atë se kush vaksionon më shpejt apo kush jep më tepër doza. Siguria është prioritet”, ka thënë Oliver Baer, administrator nga qarku Hof.
Probleme të ngjashme janë shfaqur edhe në qytetin jugor bavarez Augsburg, ka raportuar gazeta “Merkur”.
Vaksinimi në Gjermani ka nisur sot, ku të parët që po vaksinohen janë të moshuarit në shtëpi të kujdesit. Qeveria federale planifikon të shpërndajë rreth 1.3 milionë doza të vaksinës te autoritetet lokale deri në fund të vitit dhe rreth 700 mijë në javë nga janari.
Vaksinimi do të jetë falas për të gjithë nga mesi i vitit 2021, pasi që grupet e prioritetit të lartë të vaksinohen.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












