Shugurohet Ipeshkvi i Bazelit, Felix Gmür
Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast, ka marrë pjesë edhe presidentja e vendit, Micheline Calmy Rey dhe qeveritarë kantonalë
Dje është bërë në Olten shugurimi i teologut Felix Gmür për ipeshkv të Ipeshkvisë së Bazelit, shkruan drs.ch. Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast, ka marrë pjesë edhe presidentja e vendit, Micheline Calmy Rey dhe qeveritarë nga dhjetë kantonet të cilat i mbulon Ipeshkvia e Bazelit.
Rituali, sipas traditës, është dashur të mbahej në Katedralen e Soloturnit, por meqë ajo, një javë më parë ishte djegur pjesërisht, manifestimi u vendos të mbahej në Olten.
Felix Gmür, teolog 44 vjeç, zë vendin e ish ipeshkvit Kurt Koch, i cili ndërkohë është avancuar në postin e kardinalit, në Selinë e Kishës Katolike, në Vatikan.
Ipeshkvia e Bazelit ka rreth një milion besimtarë katolikë.
E-Diaspora
-
Emmendingen: Koncert me muzikë klasike për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bashkëpunim i Shoqatës "Yjet e Kosovës" dhe ansamblit të muzikës klasike KamerAL Ensemble që vepron në... -
KMSHZ: Imami i akuzuar nuk shërben në asnjë xhami shqiptare në Zvicër -
Dietikon, Zvicër
Del para gjyqit në Zvicër Imami shqiptar -
Zvicër
Kosovari hero në Zvicër, shpëton të moshuarit nga zjarri në shtëpinë e pleqve -
Suedi
Trajnerja shqiptare në krye të kampionit suedez Hacken
Jeta në Zvicër
-
Fabrika e lëkurës në spitalin e Lozanës po punon me kapacitet të plotë për viktimat e zjarrit në Crans-Montana Pas zjarrit vdekjeprurës në Crans-Montana, fabrika e lëkurës në qendrën e prodhimit të qelizave të Spitalit... -
Cilat janë rregullat e Zvicrës për patinazhin ose ecjen në liqene të ngrira? -
Ikjet pas aksidentive të rënda, një fenomen i vështirë për t’u identifikuar -
A mund të imponojë Zvicra vaksinime të detyrueshme? -
Pasagjerët e fluturimeve zvicerane përballen me rregulla të reja për marrjen e baterive në aeroplan











