Koronavirusi: çast pas çasti
Shumë qytete evropiane kanë forcuar masat kundër Coronas
Në Gjermani, sipas Institutit Robert Koch, Zyrat e Shëndetit Publik raportuan 870 infektime të reja me virusin Corona brenda një dite. Holanda, Franca dhe Anglia ashpërsojnë masat kundër Coronas.
Për shkak të rritjes së madhe të numrit të infektimeve, shumë qytete evropiane kanë forcuar përsëri masat kundër virusit Corona.
Në Holandë, që nga e mërkura, në Amsterdam dhe Roterdam do të jetë e detyrueshme mbajtja e maskave mbrojtëse të fytyrës në vende publike.
Në Francën veriore, jugore dhe qendrore, detyrimi për të mbajtur maskë do të zbatohet gjithashtu në shumë qytete, më e vonta nga java tjetër. Ashtu si në shtetet e tjera evropiane, edhe në Francë aktualisht po rritet me shpejtësi numri i infektimeve të reja.
Në veri të Anglisë, në disa qytete persona që vijnë nga familjeve të ndryshme nuk lejohen më të takohen në ambjente të mbyllura. Ministri i Shëndetësisë Hancock tha që ai po rivendoste rregullat me shumë keqardhje, sepse shumë njerëz nuk mbajnë më distancë të mjaftueshme.
Në Gjermani, sipas Institutit Robert Koch, Zyrat e Shëndetit Publik raportuan 870 infektime të reja me virusin Corona brenda një dite. Kjo do të thotë që shifrat e infektimeve në ditë mbeten në një nivel të lartë. Për shkak të rritjes së madhe të infektimeve me Corona, qyteti i Heide-s në landin e Schleswig-Holstein-it në veri të Gjermanisë rivendosi kufizimet e kontaktit një ditë më parë se sa ishte planifikuar fillimisht.
Në Hamburg, për shkak të shkeljeve të vazhdueshme të rregullave të Coronas, që prej mbrëmjes është vendosur një ndalim për shitjet e pijeve alkoolike pranë të gjitha zonave të rëndësishme të jetës së natës dhe të pijetoreve.
Gjykata Kushtetuese Federale ndërkohë ka hedhur poshtë një padi për trajtim me procedurë të përshpejtuar kundër kufizimeve ende të zbatueshme të Coronas. Një shtetas nga landi i Zarës dëshironte të rrëzonte me vendimin e gjykatës rregullat për ndjekjen e kontakteve dhe kërkesën për mbajtjen e maskës në situata të caktuara në landin federal të tij.
E-Diaspora
-
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate Ngjarje tragjike në Itali, 25-vjeçari shqiptar qëlluar për vdekje... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Paris -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Autoritetet angazhohen për zhurma dhe aroma për të luftuar derrat e egër Autoritetet e Cyrihut, përveç gjuetisë, po përqendrohen në masa të reja parandaluese kundër dëmeve të shkaktuara... -
Rreth 1000 persona protestuan në St. Gallen kundër vaksinimit të detyrueshëm -
Gjenevë: 50 km/orë do të mbetet në akset kryesore -
Refugjatët në këtë kanton zviceran trajnohen si asistentë kujdesi -
Pjesëmarrja në “Festivalin e Krenarisë” në Cyrih do të bëhet me biletë













