Jeta në Zvicër
Shumë turq po arratisen në Zvicër
Refugjatët turq duan të vendosen në Zvicër. Së shpejti ata do të arrijnë rekord
Shifrat më të fundit mbështesin një trend që ka vazhduar që nga përpjekja e grushtshtetit në vitin 2016: Aplikacionet për azil nga Turqia arritën numër të ri prej 117 aplikimesh në muajin korrik.
Ndërkohë, më shumë aplikime nga Bosfori vijnë në Zvicër, se sa nga Afganistani apo Iraku. Turqit janë grupi i tretë më i madh i azilkërkuesve. Vetëm refugjatët nga Eritrea (260) dhe Siria (145) kërkojnë më shumë azil.
Që nga fillimi i këtij viti, 501 turq kanë aplikuar për azil.
Vitin e kaluar shifra ka qenë 457 aplikime në të njëjtën kohë – në atë kohë, viti 2017 ishte një vit rekord. Në vitin 2018, janë parashtruar aq shumë aplikime që para 15 viteve, nuk ka pasur më shumë. Fundi i trendit nuk është në horizont, shkruan “Aargauer Zeitung”, përcjell Albinfo.ch.
Është një ikje nga Erdogani. Frika në vend po rritet. “Shpresën e fundit e humbëm më 24 qershor”, thotë një i ri nga Stambolli, duke iu referuar zgjedhjeve të parakohshme që konfirmuan liderin në detyrë. Shumë të pasur tashmë kanë lënë vendin me familjet dhe paratë e tyre. “Ne gjithashtu po planifikojmë të shkojmë”.
“Spiralja negative do të vazhdojë”, thotë Mustafa Atici, kurd dhe këshilltar komunal në Basel. Edhe shumë më tepër do të largohen nga vendi. Sipas përvojës së tij, këta janë mbi të gjithë të rinjtë, të arsimuar mirë. “Turqia është duke e humbur ardhmërinë e saj”. Nga ana tjetër, kriza e monedhës po e bën pjesën tjetër. Megjithatë, Atici nuk beson se mbështetësit e Erdoganit do të largohen nga presidenti. “Deklaratat e tij nacionaliste kundër nesh po ndikojnë”. Përkrahësit e tij do të vazhdojnë të jenë me Erdoganin edhe në ndonjë krizë ekonomike.
Para grushtshtetit, Turqia nuk ishte as midis dhjetë vendeve më të rëndësishme për aplikimet për azil në Zvicër. Prandaj, është e qartë edhe për Sekretariatin shtetëror për migrim: “Grushtshteti i tentuar në Turqi dhe pasojat e tij, janë një faktor kyç në rritjen e numrit të kërkesave për azil të Turqisë jashtë vendit”.Azilkërkuesit turq nuk kanë shanse të këqija në Zvicër. Mesatarisht, 45 për qind njihen si refugjatë ose të paktën pranohen përkohësisht.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?














