Shkurt.ch
Shumica e emigrantëve nuk duan të qëndrojnë në Gjermani
60 për qind e emigrantëve, të cilët vijnë në Gjermani për të punuar, kanë në plan të kthehen në atdheun e tyre.
Shumica e emigrantëve të rinj që vijnë nga vendet e treta nuk e kanë ndërmend për të zgjidhur në mënyrë të përhershme qëndrimin në Gjermani, thotë një studim nga Zyra Federale për Migrim.
Në studim thuhet se 40 për qind e emigrantëve, të cilët kanë ardhur në pesë vjetët e fundit, dëshirojnë të qëndrojnë në Gjermani në afat më të gjatë ose edhe përgjithmonë. Ndër vendet e origjinës janë ato të vendeve si SHBA apo Japoni që dominojnë me pothuajse 30 për qind.
Pothuajse një në pesë emigrantë vjen nga Rusia, 16 për qind vijnë nga Kina.
Rezultatet e studimit tregojnë se një integrim i mirë në tregun e punës nuk do të ndikojë për të zgjatur qëndrimin në Gjermani. Kështu 43 për qind e punëtorëve migrantë me të ardhura prej 25 mijë deri në 55 mijë € në vit dëshirojnë të qëndrojnë në afat më të gjatë në Gjermani.
Ndërsa ata të cilët fitojnë më shumë se 55 mijë € në vit, vetëm 38 për qind prej tyre kanë synim qëndrimin e përhershëm. Një tablo e ngjashme paraqitet edhe në lidhje me kualifikimin e emigrantëve. 39 për qind e akademikëve të rinj emigrantë dëshirojnë të mbeten përgjithmonë, në krahasim me 48 për qind e emigrantëve pa një diplomë universitare.
Nga Afrika, Azia apo nga vendet e Lindjes dhe nga vendet e treta evropiane më shumë njerëz vijnë me shpresën e një perspektive më të mirë ekonomike. Nëse emigrantët mbeten përgjithmonë, sipas studimit varet jo vetëm nga suksesi profesional, por edhe të faktorët socialë dhe kulturorë. Gjuha gjermane gjithashtu luan një rol të rëndësishëm.
Studimi gjeti se shanset janë më të mëdha që emigrantët që njohin gjuhën gjermane të mbetet përgjithmonë në Gjermani. Ndërsa vetëm një në katër emigrantë që zotërojnë pak ose aspak gjuhën gjermane janë duke planifikuar të qëndrojnë këtu.
Ky efekt është sidomos i dukshme për njerëzit që punojnë për herë të parë në Gjermani. Mësimi i gjuhës në përgjithësi mund të interpretohet si një investim me synimin për të krijuar shtëpi të re në Gjermani.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit













