Lajme
Shumica e zviceranëve janë në favor të arritjes së një kompromisi me BE-në
Marrëdhëniet midis Zvicrës dhe Bashkimit Evropian janë acaruar që nga maji 2021, kur zviceranët përfunduan papritur negociatat për marrëveshjet kuadër me bllokun, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, sipas një sondazhi të ri nga instituti i kërkimit të tregut gfs.bern, 80 për qind e popullsisë së Zvicrës është gati të bëjë disa lëshime, siç është miratimi i ligjit evropian, për sa kohë që nuk preket e drejta e referendumit.
Në mënyrë të ngjashme, 67 për qind e të anketuarve thanë se janë të hapur për të pranuar panelin special të arbitrazhit për të zgjidhur mosmarrëveshjet Zvicër-BE dhe për të paraqitur ankesa në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, e cila ka qenë prej kohësh një çështje e diskutueshme në Zvicër.
“Për një shumicë të popullsisë, çështja e rekursit tek gjyqtarët europianë nuk konsiderohet si një pengesë e pakapërcyeshme në marrëdhëniet me BE-në”, sipas Urs Bieri, bashkëdrejtor i gfs.bern.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant












