Lifestyle
Si arriti të depërtojë Dua Lipa me këngët për vallëzim
“Shumë nga këngët e mija janë për vallëzim, por nëse i dëgjon tekstet edhe mund të qashë me to, po ashtu. Nganjëherë i referohem muzikës sime si ‘vallëzoj-qaj’
Në vitin 2017, këngëtarja me prejardhje kosovare, Dua Lipa, kërceu nga tregu evropian për t’u bërë yll botëror.
“Be the One” ishte hiti i parë i saj një vit më herët, por deri sivjet 22-vjeçarja nuk kishte arritur të depërtonte fuqishëm në audiencën amerikane.
Me “Be the One”, “Blow Your Mind” dhe “New Rules” ajo pati shpërthimin e madh dhe tani është në top-15 këngët më të dëgjuara të vitit në toplistën prestigjioze “Billboard”. Ato të tria dominuan për zhanrin ‘Dance’.
Tani “Billboard” ka shkruar një artikull të veçantë për Lipën se si arriti të që përmes këtyre këngëve Dua Lipa të merrte famë botërore, transmeton Albinfo.ch.
“Shumë nga këngët e mija janë për vallëzim, por nëse i dëgjon tekstet edhe mund të qashë me to, po ashtu. Nganjëherë i referohem muzikës sime si ‘vallëzoj-qaj’. Mendoj se lansimi i muzikës në mënyrën që unë bëj, më ka ndihmuar të arrij këtu. Është e vështirë që një artist i ri të depërtojë dhe ka qenë shumë mirë të shoh rritjen e rrugës sime, duke lëshuar disa këngë dhe video”, ka thënë Lipa për “Billboard”.
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në? Banka e madhe po bën aktin balancues midis UBS-së zvicerane me këmbë në tokë dhe UBS-së...
-
Pse njerëzit në Austri po paguajnë më shumë taksa pavarësisht reformave federale?
-
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës për Ukrainën
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor