Lajme
Si bëjnë reklamë shërbimet sekrete botërore në rrjetet sociale?
Çfarë qëndron prapa ofensivës botërore të medieve sociale të shërbimeve sekrete?
“Përshëndetje nga Qendra” ishte mesazhi i parë në Instagram që Shërbimi i Jashtëm Informativ gjerman (BND) publikoi javën e kaluar, ndërsa “Hello World” një përshëndetje e njohur nga skena e programimit, ishte mesazhi i parë, që u publikua në Twitter nga deshifruesit britanikë të GCHQ.
Enti Federal për Mbrojtjen e Kushtetutës (Bundesamt für Verfassungsschutz) shënoi hyrjen në botën e Twitterit me një shembull humori zyrtarësh: në vitin 2018 ky shërbim publikoi një comic-strip, në të cilin një kapele pyet tjetrën, “Edhe ti këtu? – Po, por mos i trego askujt!”.
Dhe Agjencia Qendrore e Inteligjencës amerikane (CIA) me cicërimën e saj të parë në Twitter nuk dëshironte “as ta konfirmonte dhe as ta mohonte se kjo ishte cicërima e parë e CIA-s”.
Çfarë qëndron prapa ofensivës botërore të medieve sociale të shërbimeve sekrete?
“Qëllimi ynë kryesor është që të pozicionojmë BND si punëdhënës tërheqës dhe modern dhe të zgjojmë interesin e talenteve të rinj”, kështu i përshkruan BND-ja qëllimet e aktiviteteve të tij në mediat sociale në bisedë me DW, përcjell Albinfo.ch.
Për këtë qëllim, BND ka një kanal në Instagram dhe në Youtube dhe në pranverën e vitit 2021 zhvilloi një fushatë të gjerë në Twitter për të rekrutuar punonjës për BND nga qarqet e hakerëve.
Gjinia dhe diversiteti
CIA tregon në mediat sociale anën e saj njerëzore. Spiunët nga Langley nisën një seri publikimesh në Twitter dhe Instagram, “Njerëz nga CIA”, ku prezantohen punonjësit e shërbimit sekret amerikan. Gjinia dhe diversiteti luajnë këtu një rol të madh, gjë që nganjëherë çon në debate të nxehta.
Në prezantimin e një punonjëseje amerikano-latine të CIA-s me identitet seksual jo-binar, Mike Pompeo, ish-shefi i CIA-s dhe sekretar nën presidentin Donald Trump, shkruante në Twitter se, “Është mbledhja e patriotëve jashtëzakonisht të talentuar, që i shërbejnë Amerikës në CIA, ajo që e bën atë shërbimin më të mirë të spiunazhit në botë. Ne nuk mund të rrezikojmë sigurinë tonë kombëtare duke kënaqur një axhendë liberale”.
Ndërsa, senatori republikan Ted Cruz shkroi se, “Nëse do të ishe një komunist kinez, një mullah iranian ose Kim Jong Un – a do të të ngjallte frikë?”
“Pa diskutime politike”
Diskutime si këto nuk mund të priten në prezencën e BND-së gjermane në media sociale. Nga njëra anë strategjia e shërbimeve sekrete britanike dhe amerikane në lidhje me gjininë dhe diversitetin nuk ka arritur ende në selinë e re të BND-së.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













