Lajme
“Skllavëria moderne” u mundëson shqiptarëve azil në Angli
“Skllavëria moderne” është skema që kanë nisur të përdorin shqiptarët ilegalë në Britaninë e Madhe, e cila sipas autoriteteve angeleze, ka funksionuar në 90% të rasteve.
‘Shqiptarët që pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne lejohen të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar në 90 % të rasteve,’ kështu ka raportuar britanikja The Telegraph ditën e sotme, duke cituar shifrat e Home Office si burim.
Sipas raportit, një numër rekord prej 3,467 shqiptarësh kanë deklaruar se janë viktima të trafikimit në 9 muajt e parë të këtij viti, gati 1,000 më shumë se totali prej 2,547 i vitit të kaluar.
Ky raport vjen në një kohë që rritja e numrit të emigrantëve shqiptarë që kalojnë Kanalin Britanik ka marrë vëmendjen e të gjithëve me 12,000 shqiptarë që kalojnë këtë kanal vetëm këtë vit.
Edhe ministrat britanikë kanë pohuar se shqiptarët po abuzojnë me ligjin e ‘skllavërisë moderne’ për të shmangur largimin nga Mbretërinë e Bashkuar.
Të dhënat, të publikuara ditën e enjte, tregojnë se 91 % e shqiptarëve ishin të suksesshëm në aplikimin e tyre, gjë që bënte të mundur që pretendimi i tyre fillestar të gjykohej si “bazë e arsyeshme” për t’u shqyrtuar plotësisht nga ekspertët e Home Office, duke u dhënë të drejtën për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar.
Ky proces aplikimi zgjat mesatarisht 561 ditë, sipas shifrave, kohë gjatë së cilës ata kanë të drejtën e strehimit, jetesës, ndihmës juridike dhe këshillimit. Gati 90 për qind e tyre janë më pas të suksesshëm ndërsa ka dhe të tjerë që arratisen nga qendrat e strehimit duke bërë që autoritetet britanike tua humbin gjurmët.
Aktualisht, ministrat po shqyrtojnë planet për të reformuar Aktin e Skllavërisë Moderne për të parandaluar që shqiptarët ose të tjera komunitete, ta përdorin atë për t’iu shmangur deportimit.
“Ata duhet të kërkojnë mbrojtje në Shqipëri”
Suella Braverman, Sekretarja e Brendshme, i tha Parlamentit në fillim të kësaj jave se: “Nëse ata njerëz janë vërtet viktima të skllavërisë moderne, ata duhet ta kërkojnë atë mbrojtje në Shqipëri.”
Shifrat e Home Office treguan se 1,310 shqiptarë pretenduan se ishin viktima të skllavërisë moderne në tremujorin e tretë të këtij viti, 15 % më shumë se tremujori i kaluar dhe më shumë se dyfishi i numrit në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Shqiptarët tani përbëjnë 28.6 % të të gjitha pretendimeve për skllavërinë moderne, nga 14 % në 2020.
Një rekord prej 4,586 viktimash të mundshme të skllavërisë moderne u referuan në Zyrën e Brendshme midis korrikut dhe shtatorit. Kjo është 10 % më shumë se tre muajt e mëparshëm dhe 38 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021./Euronews.al
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Shuhet ëndrra zvicerane, Argjentina siguron gjysmëfinalen drejt mbrojtjes së titullit botëror Kombëtarja e Zvicrës i ka dhënë fund rrugëtimit të saj në Kupën e Botës 2026, pasi... -
Zvicra barazon me Argjentinën, Ndoye mban gjallë ëndrrën helvete -
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri













