Lajme
Si po përballen burgjet zvicerane me rritjen e numrit të të burgosurve të moshuar
Të burgosurit mbi 60 vjeç përbëjnë vetëm rreth 6% të popullsisë së burgjeve në Zvicër, por janë grupmosha që është rritur më së shumti gjatë 40 viteve të fundit. Mes nevojës për siguri dhe përkujdesje, institucionet korrektuese zvicerane po përballen me sfidën e përshtatjes ndaj kësaj kategorie, ku disa prej tyre do të mbeten pas hekurave deri në fund të jetës.
Georges* ishte mbi 70 vjeç kur u burgos në Champ-Dollon dhe më pas në La Brenaz, në Gjenevë, ku qëndroi për më shumë se një vit. “Në këto burgje krijohet një hierarki e fortë,” rrëfen ai për emisionin Mise au Point. “Ekziston një grup me një lider që kontrollon gjithçka.”
Ai dëshmoi për një rast përdhunimi në dushet e burgut. “Roja kishte mbyllur dyert pasi ishte aktivizuar alarmi,” kujton ai. “Në fund, lideri i tyre m’u afrua dhe më tha: ‘Ke fat që je shumë i moshuar për gjëra të tilla. Por mos i trego askujt, përndryshe nuk do të jetosh gjatë.’ Ishte një tronditje e tmerrshme.”
Georges ishte gjithashtu viktimë e një tentative shantazhi: një i burgosur e kërcënoi se do t’i dëmtonte familjen nëse nuk i paguante 4000 franga në muaj, transmeton albinfo.ch.
Përkujdesja ndaj të burgosurve: një sfidë në rritje me moshën
Të moshuarit në burgje janë më të rrezikuar ndaj kërcënimeve dhe ngacmimeve. Por njëkohësisht, sigurimi i kujdesit të duhur për ta mbetet i vështirë.
Sipas Hans Wolff, president i Konferencës Zvicerane të Mjekëve të Burgjeve, “sot, dinjiteti i të burgosurve mbi 60 vjeç nuk është i garantuar”.
Kjo për shkak se plakja në burg përshpejtohet. Vlerësohet se një i burgosur 60-vjeçar ka probleme fizike dhe mendore të ngjashme me ato të një 70-vjeçari në liri. “Këta individë shpesh vijnë nga kushte të vështira socio-ekonomike,” shpjegon Wolff. “Ata vuajnë më shumë nga varësitë dhe sëmundjet infektive dhe kanë dhjetë herë më shumë gjasa të preken nga çrregullime mendore.”
Burgje të papërshtatshme për të moshuarit
Edhe pse përbëjnë vetëm 6% të të burgosurve, kjo është grupmosha me rritjen më të shpejtë — numri i tyre është gjashtëfishuar në katër dekadat e fundit.
“Dinjiteti i të burgosurve mbi 60 vjeç nuk është gjithmonë i garantuar, madje në disa raste as nuk respektohet, sidomos në burgjet e mbipopulluara,” pranon Wolff. “Burgjet zvicerane nuk janë ndërtuar për një popullatë geriatrike. Autoritetet e kanë njohur problemin dhe po punojnë për zgjidhje, por institucionet në Zvicrën frankofone dhe në Ticino janë më pak të pajisura krahasuar me ato në Zvicrën gjermanofolëse.”
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? Zhytja në shatërvanët publikë është bërë një ritual shumë i dashur në disa pjesë të Zvicrës.... -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme












