Lajme
Si po planifikon Abramovich të shpëtojë pasurinë e tij?
Roman Abramovich është një nga figurat kryesore në negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë, që po përpiqen të gjejnë një marrëveshje për të arritur paqen
I sanksionuar si nga Mbretëria e Bashkuar, ashtu edhe nga Bashkimi Evropian, për shkak të afërsisë së tij me Vladimir Putin, manjati po mundohet të luajë një rol vendimtar në procesin e bisedimeve.
Në muajin e fundit ai ka udhëtuar në Rusi, Turqi dhe Izrael, dhe, sipas informacioneve të siguruara nga “Financial Times”, biznesmeni rus është takuar dy herë në Kiev me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili javë më parë i bëri thirrje Perëndimit që të heqë sanksionet ndaj ish-pronarit të Chelsea, në mënyrë që ai të lehtësojë bisedimet e paqes me Kremlinin.
Zelensky i kërkoi Biden të mos sanksionojë Roman Abramovich
Pikërisht, një nga informacionet e fundit për miliarderin rus ka të bëjë me takimin që ai pati me delegacionin ukrainas ditë më parë. Në të, siç publikonte “Wall Street Journal”, ai dhe dy anëtarë të delegacionit ukrainas shfaqën shenja të “helmimit me agjentë kimikë”. Kremlini deklaroi se Abramovich nuk është një anëtar zyrtar i delegacionit rus që negocion me Ukrainën, por vepron si një lloj ndërlidhësi, përcjell Albinfo.ch.
Deklaroi se ishte helmuar gjatë negociatave, Abramovich i pranishëm në bisedimet e Stambollit
Mirëpo, siç raporton “Financial Times”, kritikët e Abramovich thonë se këto janë manovra të kryera prej tij për të ruajtur asetet financiare jashtë vendit. “Unë nuk jam i sigurt se deri në çfarë mase pjesëmarrja e tij në këtë ndërmjetësim është reale dhe efektive”, tha Vladimir Ashurkov, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Kundër Korrupsionit, të themeluar nga Alexei Navalny.
Nga jetim, në oligark miliarder të sanksionuar. Kush është Roman Abramovich?
Nga ana tjetër, në një nga bisedimet e fundit me delegacionin ukrainas, Abramovich preku edhe çështjen e korridorëve humanitarë në Mariupol, një nga qytetet e rrethuar dhe të sulmuar më shumë nga trupat ruse. Sipas mediave të sipërpërmendura, Kievi mendon se Roman Abramovich po impenjohet si ndërmjetës vetëm sepse e sheh si mundësi unike që të rimarrë pasuritë që iu konfiksuan me fillimin e ofensivës ushtarake në Ukrainë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën