Shëndetësi
Si të “shpëtoni” nga i nxehti pa u ftohur nga kondicioneri?
Kondicioneri është ndër mënyrat më të mira për t’i shpëtuar të nxehtit, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, ai mund të sjell edhe rreziqe, nëse nuk përdoret si duhet. Instituti i Shëndetit Publik ka gjashtë këshilla për kujdes gjatë përdorimit të kondicionerit:
Ruani një diferencë prej 5 gradë celcius më të ulët se ambienti i jashtëm:
Ai duhet të jetë i instaluar lart, në mënyrë që të bëjë shpërndarje homogjene të ajrit.
Mos e mbani ndezur natën.
Mbani dritaret dhe dyert të mbyllura.
Pastroni filtrat në mënyrë periodike.
Evitoni që ajri i freskët të bjerë direkt mbi ju.
Po ashtu, ju duhet të keni kujdes, sepse sipas ISHP, kondicioneri e than ajrin më tepër së që duhet.
Disa nga efektet anësore që mund të shkaktohen nëse kondicioneri nuk kontrollohet si duhet, janë: dhimbje koke, infeksione virale, ulje të aftësisë për të përballuar të nxehtin apo të ftohtin, sy të thatë e të acaruar dhe dehidratim, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë Vaksina kundër gripit po mungon në shumë pjesë të Zvicrës, përfshirë kantonin e Lucernës, si pasojë... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau












