Të tjera
Si u identifikua Mlladiq për krimet e kryera në Srebrenicë?
Identifikimi i Mlladiqit për krimet e kryera gjatë kohës së luftës së Bosnjës u bë nëpërmjet një unaze, siç thuhet, që e mbante gjatë asaj kohe.
Bosnja e Hercegovina sot shënon 26-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, e cila është më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Episodi – i etiketuar si gjenocid nga dy gjykata ndërkombëtare – erdhi në fund të një lufte mes viteve 1992-1995 midis kroatëve, myslimanëve dhe serbëve të Bosnjës që vranë rreth 100 mijë njerëz, njofton Klankosova, përcjell Albinfo.ch.
Ish-komandanti i ushtrisë serbe, Ratko Mlladiq, i cilësuar si arkitekti kryesor i gjenocidit të Srebrenicës, tek 26 vjet pas masakrës më 8 qershor iu dha verdikti final, ku u dënua me burg të përjetshëm për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit – teksa pjesën tjetër të mbetur të jetës do ta kalojë prapa grilave.
Identifikimi i Mlladiq për krimet e kryera gjatë kohës së luftës së Bosnjës u bë nëpërmjet një unaze, siç thuhet, që e mbante gjatë asaj kohe.
Dhe besohet se ajo ishte një nga “informatorët” kryesorë që Ratko Mlladiq të arrestohej më 26 maj të vitit 2011, në fshatin Lazarevë, në Serbi, në shtëpinë e një kushëriri të tij.
Mediet në Serbi kishin raportuar më herët se ishte pikërisht unaza ajo në bazë të së cilës një polic e identifikoi njeriun më të kërkuar nga Tribunali i Hagës, për më tepër se 15 vjet, përcjell KlanKosova.tv.
Aksesori i dorës ishte me rreth prej ari, ndërsa e kishte një gur gjysmë të çmuar.
Para se të tranferohej në Hagë, disa ditë pas arrestimit, ish-gjenerali i ushtrisë serbe të Bosnjës, ia ka dorëzuar unazën djalit të tij, Darkos.
Mlladiq unazën që e identifikoi si kriminel arriti ta zëvendësojë me një unazë me një lider të panjohur të fiseve indiane – me të cilën u pa edhe më 8 qershor kur iu dha dënimi i përjetshëm për krimet e kryera dhe gjenocidin në Bosnjë e Hercegovinë.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre










