Të tjera
Si u kërcënua me jetë Shaip Kamberi?

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se është kërcënuar me jetë përmes rrjetit social Facebook.
“Sot, përmes rrjetit social Facebook, nga një person i panjohur kam pranuar kërcënime të drejtpërdrejta për jetën time. ‘Mjaft me rrëmbime, ndërsa sa të përket ty personalisht, ruaje gjithmonë shpinën kur të shkosh diku. Nuk do të kuptosh asnjëherë kur do të vij për kokën tënde’ është teksti i mesazhit që kam marrë, përmes mesenger, nga personi Danijell Millkoviq”, ka shkruar Kamberi.
Kamberi theksoi tutje se kjo është atmosfera në të cilën punojnë e jetojnë shqiptarët në Serbi.
“Kjo është atmosfera në të cilën punojnë, veprojnë dhe jetojnë shqiptarët, në Serbinë autoritare të Aleksandar Vuçiqit. Kjo klimë antishqiptare, për vite me radhë po stimulohet nga mediat proqeveritare dhe deklaratat e shpeshta fyese të qeveritarëve serb. Kjo atmosferë diskriminuese e kërcënuese është arsyeja kryesore e kërkesës tonë për zgjidhje simetrike të të drejtave të komuniteteve”, tha ai
E-Diaspora
-
SHKSHZ mban orë letrare kushtuar 28 Nëntorit Shoqata e Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës (SHKSHZ) organizon një orë letrare, në nderim të 28 Nëntorit,...
-
Wil: Mbrëmje artistike me rastin e Festës së Flamurit
-
Ish-ushtari i UÇK-së vritet në Francë teksa flinte
-
Nëntori i letrave shqipe dhe atdhedashurisë mbahet në Vjenë
-
VIDEO
Rita Ora arrin në Kosovë për ditëlindje, prek tokën me dorë
Jeta në Zvicër
-
Sunrise planifikon të shkurtojë 200 vende pune në fillim të vitit 2024 Operatori i telekomunikacionit Sunrise planifikon të shkurtojë 200 vende pune në tremujorin e parë të 2024....
-
Zvicër: Kërkohen më shumë informata rreth kontratave të vaksinës Covid
-
Zvicër: Shqyrtohet importi i papërgjegjshëm i qenve
-
Ndryshimi i orarit të SBB-së, më shumë lidhje për adhuruesit e malit
-
Qyteti zviceran që votoi për të refuzuar eksperimentin e të ardhurave bazë