Lajme
Si u mashtrua Petrit A. nga një kompani fantome e biletave
në sportelin e aeroportit të Shtutgartit Petritin e pret befasia e hidhur: Nuk ka bileta të paguara për dy fëmijët e tyre... Petriti, ashtu si dhe shumë të jerë, ka rënë në kurthin e mashtruesve,
Mashtrimet me bileta fluturimesh për në Kosovë kanë këto ditë kulmin e “sezonit” të tyre. Shumë mesazhe telefonike me oferta “zemërgjera” për çmime të ulëta të biletave, na joshin për çdo ditë. Një ofertë të tillë të parezistueshme e ka marrë edhe Petrit Ahmeti, një shqiptar nga Kosova, me qëndrim në Gjermani.
Rastit të tij, televizioni publik gjerman ZDF i ka kushtuar një kronikë në kuadrin e emisionit të njohur XY. Aty, Petriti rrëfen se si ka marrë një mesazh në telefonin e tij për bileta të lira për në Kosovë, transmeton albinfo.ch. Oferta i është dukur joshëse dhe ai ka vendosur menjëherë që t`i parapaguante dy bileta për fëmijët e tij që do të udhëtonin nga mesi i korrikut.
https://www.facebook.com/ZDFAktenzeichenXY/videos/643042396421178/?t=4
E gjitha atij i është prezantuar sikur biletat po i siguronte në kompaninë e njohur airPrishtina. Pasi paguan biletat dhe e merr dëshminë, ai e sheh me dyshim se pagesën në fajkt e ka bërë në konton e njëfarë Emil Rangelow, përcjell albinfo.ch. I habitur me këtë, ai telefonon sërish tek ofertuesi, i cili “e qetëson” duke i thënë se është fjala për një ndërmjetës gjegjësisht partner zyrtar.
Por, dyshimi i tij i vonuar, i del i vërtetë: në sportelin e aeroportit të Shtutgartit Petritin e pret befasia e hidhur: Nuk ka bileta të paguara për dy fëmijët e tyre! Për më tepër, tani atij nuk i përgjigjet më as ofertuesja e biletave e cila e kishte siguruar se çdo gjë ishte në rregull… Petriti, ashtu si dhe shumë të tjerë, ka rënë në kurthin e mashtruesve, transmeton albinfo.ch.
Për rastet sikur ky, është e informuar edhe policia gjermane, e cila, përmes një zyrtari të saj të ftuar në studio sqaron problemin dhe paralajmëron të gjithë që t`u shmangen ofertave të tilla “të parezistueshme”.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë Aeroporti i Gjenevës po bëhet gati për një fluks historik udhëtarësh gjatë sezonit veror. Sipas të... -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku -
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not













