Lajme
Si u zhvillua euro ndër vite?
Euro ishte fillimisht një monedhë elektronike, e përdorur nga tregjet financiare dhe për pagesat pa para.
Më 1 janar 1999, 11 vende evropiane rregulluan kurset e tyre të këmbimit, miratuan një politikë monetare të përbashkët nën Bankën Qendrore Evropiane (BQE) dhe lansuan euron si monedhën e tyre të re, të përbashkët.
Më 1 janar 2002, monedhat dhe kartëmonedhat euro u prezantuan në 12 vende evropiane, duke zëvendësuar monedhat kombëtare.
Njëzet vjet më vonë, 19 vende dhe më shumë se 340 milionë evropianë përdorin monedhën euro. Gjatë viteve të ardhshme, tre vende të tjera evropiane pritet të miratojnë euron.
Pse filloi të përdorej euro?
Qëllimi i euros ishte të lehtësonte jetën e qytetarëve evropianë, të cilët nuk do të kishin më nevojë për të këmbyer monedhat kur udhëtonin në vendet e tjera të Evropës. Kështu, qytetarët evropianë filluan të përdorin të njëjtën monedhë për punë dhe biznes në gjithë zonën e euros.
Roli i fortë ndërkombëtar i euros synon të mbrojë ekonominë dhe sistemin financiar të BE-së nga goditjet e këmbimit valutor, të zvogëlojë varësinë nga monedhat e tjera dhe të sigurojë kosto më të ulëta për bizneset në BE.
Euro është tani monedha e dytë më e rëndësishme pas dollarit amerikan. Gjashtëdhjetë vende jashtë BE-së e përdorin po ashtu euron, ose lidhin monedhën e tyre me të, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Bankat qendrore kombëtare të vendeve të eurozonës emetojnë dhe tërheqin fizikisht kartëmonedha dhe monedha euro.
Për të shmangur mungesën e kartëmonedhave në një vend dhe tepricën në një tjetër, bankat qendrore duhet t’i rishpërndajnë ato. Këto transfere koordinohen në mënyrë qendrore dhe financohen nga BQE.
Jetëgjatësia mesatare e një kartëmonedhe euro është tre vjet.
Euro është një monedhë ndërkombëtare, kështu që shpesh kartëmonedhat euro përfundojnë jashtë eurozonës. Vlerësohet se midis 20% dhe 25% e kartëmonedhave euro në qarkullim mbahen jashtë zonës së euros, kryesisht në vendet fqinje.
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje Dhuna në familje në Zvicër kërkon masa shtesë për të mbrojtur viktimat dhe për të ndëshkuar... -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë -
A do të paguani më pak taksë federale me reformën tatimore? -
Air Canada gjobitet për shkelje të rregullave zvicerane -
Sa kushton të jetosh në qytetet kryesore të Zvicrës në vitin 2026?











