Lajme
Signal forcon privatësinë e komunikimit
Kompania amerikane “Signal”, e njohur për programin e komunikimit dixhital me të njëjtin emër, po prezanton masa shtesë për mbrojtjen e privatësisë së përdoruesve, në mënyrë që në të ardhmen ata të mund të përdorin emrat e përdoruesve në vend të numrave të telefonit të kontaktit.
“Numri juaj i telefonit nuk do të jetë më i dukshëm për të gjithë njerëzit në aplikacionin “Signal”. Ju do të jeni në gjendje të kontaktoni këdo pa ndarë numrin tuaj dhe të kontrolloni se kush mund t’ju gjejë në aplikacion“, tha kompania në faqen e saj të internetit.
Kjo do të thotë nëse krijoni një emër përdoruesi, ai do të jetë i padukshëm në profil. Njerëzit të cilëve u dërgoni mesazh në aplikacion gjithashtu nuk mund ta shohin ose të gjejnë emrin tuaj të përdoruesit, përveç nëse e ndani atë me ta. Klientët mund të krijojnë një emër përdoruesi përmes cilësimeve të profilit të tyre dhe ai duhet të përmbajë dy ose më shumë numra në fund.
Opsioni i emrit të përdoruesit është aktualisht i disponueshëm në beta dhe do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit në javët e ardhshme. Për momentin, Signal kërkon ende numrin e telefonit kur përdoruesi regjistrohet në aplikacion.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi "Pa fuqizimin e plotë të grave në tregun e punës dhe në ndërmarrësi , nuk mund... -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
KQZ në fazën përfundimtare të numërimit, votat me postë pritet të numërohen edhe për disa ditë -
Zvicër
Hap dyert panairi më i madh i grave sipërmarrëse, nis “She Leads 2026” në Zvicër -
Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind
Jeta në Zvicër
-
Vdes 29 vjeçari në vendin e punës Një punëtor ndërtimi 29-vjeçar vdes në kantierin e ndërtimit të autostradës në Giswil, Obwalden... -
Një alpinist vdes në aksident në Matterhorn -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
Ky është formacioni i Zvicrës ndaj Katarit -
Sonte Zvicra luan ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2026












