Kosova
Sipas Exit-Pollit të Klanit, këto janë rezultatet preliminare
Sipas Exit-Pollit që prezantoi Klani Kosova, Prishtinën e ka fituar Vetëvendosje, në Mitrovicë AKR, në Gjakovë AAK, në Prizren PDK, në Gjilan LDK, në Ferizaj PDK, në Vushtrri LDK, në Suharekë AAK, në Istog LDK, në Klinë PDK dhe në Rahovec kanë mbetur remi.
Në Prishtinë ka fituar Shpend Ahmeti me 52, për qind ndërsa Arban Abrashi mori 48 për qind. Në Suharekë Bali Muharremi i AAK-së mori 54, 9 për qind karshi Sali Asllanajt të LDK-së me 45, 1 për qind. Në Istog Haki Rugova fitoi 55.5 për qind kundrejt Gani Dreshajt me 45.5 për qind.
Në Klinë ka fituar Sokol Bashota i PDK-së me 53.5 për qind kundër Zenun Elezajt me 46.5. Në Rahovec, sipas Exit-Pollit, Samail Latifi dhe Idriz Vehapi kanë mbetur 50 me 50, transmeton rtk
Në Ferizaj ka fituar Agim Aliu nga PDK. Ai doli i parë edhe në zgjedhjet e kaluara me 39,18 për qind dhe Muharrem Sfarqa nga LDK me 30 për qind.
Në Gjakovë Ardian Gjini nga AAK fitoi 58, ndërsa e dyta mbeti ish kryetarja e komunës dhe përfaqësuesja e Alternativës Mimoza Kusari Lila me 42 për qind.
Në Gjilan Lutfi Haziri nga LDK në raundin e parë fitoi 65 për qind, ndërsa Sami Kurteshi nga Vetëvendosje mbeti i dyti me 35 për qind.
Në Mitrovicë Agim Bahtiri nga AKR doli i pari me 52 ndërsa Valdete Idrizi e PDK-së doli e dyta me 48 për qind. Në Prizren Shaqir Totaj nga PDK në raundin e parë mori 53 për qind, ndërsa Mytaher Haskuka nga LVV me 47 për qind.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre Qytetet zvicerane gjithashtu dallohen në renditje si vende të favorshme për të marrë banesë me qira... -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss













