Lajme
Situata në Madrid kërkon veprim urgjent dhe masa të reja
Spanja kaloi sot numrin prej 400 mijë rasteve me coronavirus, njoftuan autoritetet vendore, duke shtuar se situata në Madrid kërkon veprim urgjent dhe masa të reja në ditët në vijim.
Sipas një raporti ditor nga Ministria e Shëndetësisë, Spanja ka 2.060 raste të reja brenda 24 orëve, ose 405.436 raste të konfirmuara në total, me një rritje të veçantë të numrit të infektuar në Madrid, ku javën e kaluar u raportuan më shumë se 13.400 raste.
Situata në kryeqytet mund të çojë në masa të reja drastike të tilla si kufizimi i lëvizjeve të popullsisë.
Për më tepër, në Kataloni, autoritetet rajonale kanë rritur masat kundër virusit dhe ndaluan grumbullimin e më shumë se dhjetë personave, masë tashmë në fuqi në Madrid.
Quim Torra, udhëheqësi katalanas tha se tre javët e ardhshme, kur mijëra punëtorë të kthehen në punë pas pushimeve dhe fëmijët të shkojnë në shkollë, do të jenë thelbësore në zvogëlimin e transmetimit.
“Pa shpërqendrime, pa devijime dhe përqendrim maksimal, sepse një mënyrë apo tjetër ky vend duhet të kthehet në punë dhe të hapë shkolla,” tha ai në një konferencë për shtyp në Barcelona.
Javën e kaluar ka qenë më e keqja për sa i përket infeksioneve të reja që nga muaji mars, por numri i të vdekurve është shumë më i ulët. Tre persona kanë vdekur në 24 orët e fundit.
Para fillimit të vitit shkollor, shoqatat e mësuesve dhe prindërve janë të zemëruar nga qeveria për mungesën e planeve për kthim në shkolla, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













