Lajme
Situatë e rëndë në spitale, Franca transferon pacientë
Franca po transferon pacientë në zona të tjera dhe madje edhe në Belgjikën fqinje, për shkak të situatës së tensionuar COVID-19 në spitalet e disa rajoneve.
“Situata në zonën më të madhe të Parisit, në rajonin e Hauts-de-France dhe në jug është shqetësuese”, tha sot zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Attal, pas një takimi qeveritar të kryesuar nga presidenti Emmanuel Macron.
Një numër i caktuar pacientësh do të transferohen në ditët në vijim, veçanërisht nga zona më e madhe e Parisit.
Transferime të tilla tashmë po ndodhin edhe në rajone të tjera.
Autoriteti Rajonal Shëndetësor i rajonit Hauts-de-France në veri të vendit njoftoi transferimin e pacientëve të kujdesit intensiv në spitalet belge, raporton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Më parë, pacientë nga Dunkirk në Hauts-de-France pranë kufirit belg, u transferuan në rajonin fqinj të Normandisë.
Attal njoftoi, gjithashtu, një zgjatje të bllokimit të fundjavës në Nice dhe rajonin bregdetar, në fuqi edhe në Dunkirk.
Masat mendohet të zgjasnin për dy javë
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













